PUKË/ Arbitrariteti i grupeve tatimore ndaj biznesit pukjan, reagon dega lokale e Partisë Demokratike: Këto janë banda tatimore, ndaj duhet ngritur zëri kundër kësaj arrogance. Jemi në krah të çdokujt që proteston kundër dhunës dhe presionit

Është bërë një ritual tashmë “vërsulja” e një grupi gjobvënësish tatimor ndaj bizneseve pukjane, të cilat gjithnjë e më shumë po ndiejnë politikat represive të qeverisjes “rilindase”, që me arbitraritet dhe rrugaçëri vërtitet në zonat e thella të Veriut, duke çuar drejt falimentimit këto biznese që me zor mbijetojnë dhe sigurojnë të ardhura ushqyese për familjarët e tyre.

Prepotenca e këtyre grupeve gjobvënësish, që vijnë në qytetin e zhytur në varfëri të Pukës, me begenisje gjoja zbatimin e ligjit, ka prodhuar një irritim të tejskajshëm nga radhët e biznesit, të cilët nuk po gjejnë “derman” nga asnjë hallkë shtetërore, përkundrejt ankesave dhe denoncimeve të tyre të adresuara ndaj këtyre grupeve tatimore, që dhunshëm ushtrojnë fushatën e tyre të gjobvënies ndaj biznesit pukjan.

Një denoncim të tillë ka bërë dhe dega Pukë e Partisë Demokratike, e cila përmes profilit të saj facebook, ka hedhur akuza ndaj prepotencës dhe metodologjisë që ndjek kjo “bandë tatimore”, duke “masakruar” me gjoba apo me rryshfete këto biznese, që përpos hallit të politikave keqqeverisëse, u duhet të shtrëngojnë dhëmbët dhe për dorën hajdute të këtyre “banditëve” tatimorë që maskohen si institucione shtetërore.

Në reagimin e saj, dega Pukë e Partisë Demokratike, fton biznesin pukjan
për të ngritur zërin e për të mbrojtur të drejtat, për të protestuar kundër bandave e pushtetarëve të lidhur me to në të gjitha nivelet, qendrore e vendore.

Ja denoncimi i plotë: