RAMA PO IKËN, NDËRSA LLESHAJ HELMON TIRANËN

Nga, Agron Prebibaj

Tashmë ministri i brendshëm Sandër Lleshaj ka kapërcyer të gjitha limitet njerëzore i cili nuk heziton të helmojë qytetarët e qytetin, një vepër kjo e dhunshme e luftarake ndaj njeriut, aspak njerëzore por shumë kriminale e paparë në këto 29 vite. Kur një ish-gjeneral i vetëlarguar e për t’u zvogëluar vetëm për t’u bërë ministër e për të trajtuar qytetarët si pushtues e pashoqe kjo në historinë tonë. Ndoshta Z. Lleshaj i duket forca e shtetit e burrëri për ti shtyrë edhe vetes edhe padronit ditët, gjë e cila rezulton me pasoja deri të hidhura. Ish-gjenerali Lleshaj, kryepolici i Edi Ramës në ikje po tejkalon të gjitha rregullat njerëzore me qytetarët, për ta vendosur veten në armik përballë tyre, madje duke parakaluar edhe Hekuran Isain me qentë që policët i mbanin për dore, kurse sot në kohë moderne na helmon qytetin prej nga Parlamenti e deri tek Pallati i Kulturës. Ndoshta mania e ushtarakut për të vepruar barbarisht mbi qytetarët pa shikuar njëherë pas se Shqipëria ka patur minstra të brendshëm edhe të suksesshëm, por sëpaku asnjëri nuk u bë barbar me qytetarët duke i helmuar me armë luftarake qytetin. Nuk je në luftë me Jugusllavët që vetëm ushtritë opo armiq, por ke perballë shumicën e qytetarëve të cilët duhet ti konsiderosh bashkëqytetarë e të shenjtë, Ti më mirë se askush nga piramida ku je vendosur sot në qeverisjen e përendimit të qeverisjes më të keqe shqiptare. Shoqëria shqiptare sot është shumë më e ndërgjegjeshme dhe e qytetëruar, seç jeni ju pushtetarët, kur ju errësohen sytë përballë një uragani shqiptar tipik perëndimor që vjen e të merr përpara me LHL e granata e për të mbetur si “Ministri helmues” mbi qytetarët. Edi Rama nuk mund ta shpëtojë më as Zoti përballë zallumuhisë ndaj të gjithëve.