Situata politike, Eduart Ndocaj komenton zhvillimet: E gjithë klasa politike është e papërgjegjshme, pasi po mban peng proceset integruese të Shqipërisë.

Përmes një video-komunikimi me ndjekësit e tij të shumtë, ish-deputeti Eduart Ndocaj ka dhënë një opinion të tijin mbi situatën aktuale politike dhe ka shprehur disa pikëpamje mbi perspektivën zhvillimore të vendit, duke e konsideruar të papërgjeshmme gjithë klasën politike e cila po mban peng proceset integruese të Shqipërisë.

Ndocaj, në këtë video-komunikim, ka hequr një paralele mes forcave politike që kanë qeverisur vendin, duke i konsideruar të njëjta në mentalitet dhe filozofi, pasi interesi i tyre nuk është zhvillimi i vendit, por vjedhja dhe zhvatja e xhepave të qytetarëve dhe e pasurive publike, duke i gllabëruar në favor të klientelës së tyre.

“Kaubojsi” ka shprehur dhe qëndrimin e tij ndaj të ashtuquajturit “Samiti i Diasporës”, ndaj të cilit nuk kurseu akuzat për keqpërdorim të fondeve publike dhe pa asnjë efikasitet në qëllimin dhe synimet e tij. Emigrantët vazhdojnë të jenë akoma pa të drejtë vote,-do të shprehej Ndocaj,-ndonësë ‘samitet” ofrojnë një panoramë shpresëdhënëse, por që në të vërtetë janë fasada për propaganda qeveritare.

Ndiqeni të plotë video-komunikimin:

Rreth dallavereve tё politikёs kombёtare e ndёrkombёtare, premtimeve tё pambajtura dhe prostitucionit politik. 
Rreth samitit tё diasporёs i thёnё ndryshe “mashtrimi i rradhёs”. Kaluan disa samite njёri pas tjetrit dhe emigrantёt vazhdojnё tё mos kenё mundёsinё tё votojnё. 
Rreth tё dёrguarve tё Europёs nё Shqipёri, tё cilёt, sikur tё mos mjaftojnё kёta qё kemi kёtu, bёhen hajna edhe kёta. E ndёrkohё gratё tona nё parlament bёhen vegla te kёtyre si nё rastin e Majlindёs e Fleckenstein.
E qershia mbi tortё, Edi Rama qё ngjan si tub striptistesh rreth tё cilit gratё detyrohen tё shesin veten pёr pak mbijetesё, pak para e aspak dinjitet.

Rreth dallavereve tё politikёs kombёtare e ndёrkombёtare, premtimeve tё pambajtura dhe prostitucionit politik. Rreth samitit tё diasporёs i thёnё ndryshe “mashtrimi i rradhёs”. Kaluan disa samite njёri pas tjetrit dhe emigrantёt vazhdojnё tё mos kenё mundёsinё tё votojnё. Rreth tё dёrguarve tё Europёs nё Shqipёri, tё cilёt, sikur tё mos mjaftojnё kёta qё kemi kёtu, bёhen hajna edhe kёta. E ndёrkohё gratё tona nё parlament bёhen vegla te kёtyre si nё rastin e Majlindёs e Fleckenstein.E qershia mbi tortё, Edi Rama qё ngjan si tub striptistesh rreth tё cilit gratё detyrohen tё shesin veten pёr pak mbijetesё, pak para e aspak dinjitet.

Posted by Eduart Ndocaj on Sunday, 10 March 2019