VIDEO/ Eduart Ndocaj sjell në variantin e tij Ramën në gjendje overdoze. Unë jam kryeministri që duan shqiptarët

Pas reagimit të kryeministrit Edi Rama, mbi përplasjen e disa familjeve me përmbarimorët privatë që po ekzekutonin një vendim gjyqësor, kanë shpërthyer talljet dhe ironitë në rrjetet sociale, duke e kryqëzuar kryeministrin për standardin e përdorur, i cili shfaqej i vendosur për mbështetjen e dhënë ndaj policisë së shtetit në njërën anë, por dënonte veprimet e efektives së kësaj policie që u përfshi në mbrojtjen e pronës së saj.

Këtyre talljeve nuk do u mungonte i përhershmi Eduart Ndocaj, i cili përmes një video-ironizuese, sjell këndvështrimin e tij tallës ndaj kryeministrit, duke vënë në lojë shfaqjen publike si dhe anën psikologjike të Ramës, i cili u shfaqet shqiptarëve në overdozë duke gulçuar në fraza pa sens.

Kjo video pikante e ‘kaubojsit’ menjëherë është bërë virale në rrjetet sociale, duke bërë që ndjekës të shumtë të japin komente dhe të mbajnë qëndrime ndaj kryeministrit, të cilit i kërkojnë largimin e tij, pasi po nxin Shqipërinë dhe po zvarrit integrimin në BE.

Ndiqni videot dhe bëni krahasimin e tyre: