13 PRILLI, NOTERIZIMI I LARGIMIT RAMA

Nga, Agron Prebibaj

Rama, trazimtari më i madh shpirtëror shqiptar.

Sido e sado të përpiqet për shtyrje dorëzimi Edi Rama sot është i kapur e i mbërthyer nga ndërgjegjia kombëtare.
Ai sot vëndoset përballë popullit më të varfër të Europës i cili përditë po hapë plagë shqetësuese për gjithë shoqërinë tonë, trazimtari më i madh shpirtëror shqiptar. 
Kryeministri Rama me nisje krejt diktatoriale e shumë armiqësore ndaj qytetarëve të vet me arrestime e burgosje vetëm për një shkelje të mbartur ndër vite, i pakënaquri me kaq, gjelbëroi Shqipërinë me drogë duke burgosur fukarejtë që provuan një kacille nga parcelat e shtetit, helmoi rininë shqiptare me prodhimin vëndas, themeluesi i krimit në famijen shqiptare, zgjatuesi më i paskrupullt në korrupsion e deri te krimi e presioni që po ushtron deri në Universitetin Bujqësor. Megamollania Rama po ëndet si më keq ndër shqiptarë por tashmë edhe bota e qytetëruar e shikon eksperimetal demokracie duke ja dorëzuar si provë çelsin e zgjidhjes së krizës politike e shoqërore që ka mbërthyer Shqipërinë.
Tashmë qytetarët janë të bindur se Rama është shpresa e humbur dhe fati i keq për vitet që komandoi i hekurt ndaj dhe largimi është vetëm një paracetamol përballë plagës gjithëkrizës e cila do marrë mjekim të shpejtë për shërim.
Edi Rama ik! ai është më i ikuri dhe shqiptari më i pabesë