DEDIKIMI SPECIAL I “KAUBOJSIT” PËR FEMRAT!

Nga, Eduart Ndocaj

Të flasësh për Ju nuk është e lehtë..Të flasësh për Ju si fillim duhet të dimë rëndësinë e paçmueshme që ju keni në jetë.. Të flasësh për Ju duhet të kemi arritur t’ju njohim të paktën 50%, pasi 100% një femër nuk
mundesh kurrë ta njohësh.. Nuk dua të filloj paragjykimet apo nën vlerësimet ndaj asnjërës prej Jush, pasi si fillim edhe unë kam lindur nga një femër .. Pasi edhe unë jam vëllai i dy femrave.. Pasi edhe unë jam i dashuri i një femre. . Pasi edhe un jam babai i dy femrave..Unë jam totalisht kundërkrahasimit që i bëhet sot femres:
“Femër e mirë” apo “femër e keqe”, Jo!
Femrat janë një mrekulli, janë qeniet më të bukura që ZOTI ka krijuar.. Janë
burimi kryesor prej nga lind jeta.. Janë gjëja më e bukur dhe më kuptimplotë e kësaj bote të egër në të cilën jetojmë.. Nuk ka femra të “këqija”, por është jeta ajo e cila tenton t’i bëj të tilla Ato. Jemi ne meshkujt ata që kontribuojmë më shumë se asgjë në të bërit ” të keqe nje femre” . Është egoja jonë dhe mos kujdesi siç duhet ndaj Jush. Është mentaliteti i ulët i shoqërisë tonë të prapambetur në të cilin femra është pronë e mashkullit dhe që mashkulli mundet ta përdor atë sipas interesit të tij. .Është
pakultura, pafytyrësia e meshkujve harbut të pa horizont të pa cipë, të pa moral që arrin të fusë një femër në rrugën e të të quajtur “e keqe”. Është mania e meshkujve për të pasur sa më shumë femra, jo e Burrave sepse
Burrat kanë nevojë veç për një femër. .
Kjo qenie e brishtë nuk mund të shihet si objekt kënaqësie seksuale, por duhet t’a shikosh si motër, duhet ta shikosh si mike, duhet ta shikosh si Nënë.. Po po … si Nënë. .. , si Nënën e fëmijëve të tu i dashur mik, vëlla, shok, a po kush do qofsh ti… Mos e shiko o i  mjerë vetëm me syrin e dreqit për ta përdorur njëherësh edhe për t’a hedhur si një gotë plastike, si një
leckë,si një mbeturinë. Shikoje , trajtoje e kujdesu, duaje, vlerësoje, respektoje, ashtu siç do doje që dikush tjetër të sillej me motrën tënde. .
E di shumë mirë që tani disa pseudomoralista do
të më kritikojnë, madje madje edhe do të më shajnë, por unë flas
atë që mendoj, flas atë që ndjej edhe nuk ndikohem në mendimet e mia as nga bota, as nga historia e askujt . .Shkruajta
sepse edhe unë kam gabuar, edhe unë jam sjellë keq, prandaj nga
gabimet e mia edhe të shumë e shumë të të tjerëve kam arritur në
këtë mendim. Ndoshta edhe mund të gaboj por një gjë e di që, për të drejtat e femrave gjithmonë do luftoj.
Cit.