Eduart Ndocaj: Komiteti Shqiptar i Helsinktit, jo mbrojtëse e të drejtave të njeritu, por një organizatë që sot drejtohet nga ish-prokurorja e monizmit.

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Demokristiane, Eduart Ndocaj, ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj drejtueses së Komitetit Shqiptar të Helsinktit, znj. Vjollva Meçe, për të cilën nuk kurseu aspak një gjuhë të rreptë, duke e konsideruar një të padenjë për për atë çka ajo përfaqëson, pasi sipas Ndocajt, ajo ka një të shkuar kriminale, duke qenë prokurore në kohën e monizmit, dhe që i jep një vulë të shëmtuar kësaj orgaizate, e cila duhet të ishte mbrojtëse e lirive dhe e të drejtave të njeriut në Shqipëri.

Por, paradoksalisht, këtu ndodhin gjëra të çuditshme, sepse në krye të këtij institucioni vihet një prokurore e kohës së diktaturës, dhe veçanërisht një individ me një rol dhe veprimtari aspak pozitive, duke fyer rëndë integritetin e ish-të persekutuarve politikë dhe të ish-pronarëve, me të cilët ajo ka patur të shkuarën e saj kriminale.
Ndiqeni të plotë publikimin e “kaubojsit”: