Eduart Ndocaj pritet në një takim të vecantë nga ish-senatori Mura: Situata politike në vend dhe përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme ishin në fokus të bashkëbisedimit

Sekretari i Pergjithshem i Partise Aleanca Demokristiane ish Deputeti Eduart Ndocaj, u takua me ish Senatorin Roberto Mura ne Milano. Senatori Mura eksponent i Partise Lega te Zv.Kryeministrit dhe Ministrit te Brendshem te Italise On. Matteo Salvini, e priti zotin Ndocaj ne zyren e tij.

Ne takimin qe zgjati rreth 90 min. zoti Ndocaj e njohu Sen. Mura me Partine Aleanca Demokristiane dhe pergatitjet qe po behen per te marre pjese ne zgjedhjet per Pushtetin Lokal. Nder te tjera z. Ndocaj e njohu me situaten e trazuar politike ne Shqiperi, me konfliktet e ashpra mes PS e PD,me gjendjen e renduar ekonomike, por edhe me perpjekjet qe ADK po ben per Reformen Zgjedhore dhe ndryshimin e Ligjit Zgjedhor si rekomandim i BE dhe OSBE.

Shqiptaret-nenvizoi nder te tjera- jane europiane dhe e duan Shqiperine si gjithe Europa, per kete arsye kerkojne sa me pare hapjen e negociatave. ADK deshiron qe Partia Lega dhe Presidenti i saj Matteo Salvini ti ndihmoje shqiptaret per hapjen e negociatave per antaresim ne BE. Ne Itali jane rreth 500 mije shqiptare te cilet nuk e ndjejne vehten si refugjate, por si mysafir ne shtepine e miqve te tyre italiane, njesoj siç e ndjejne vehten edhe italianet ne Shqiperi.

Nga ana e tij Sen. Roberto Mura shprehu konsideratat per shqiptaret dhe Shqiperine si dy popuj e dy shtete qe gjate historise kane bashkpunuar dhe ndertuar projekte te perbashketa. Se. Mura premtoi se do ta mbeshtese Partine Aleanca Demokristiane ne zgjedhjet Lokale.