NGA, AGRON PREBIBAJ: KANTAUTORI GjOKË MULAJ, ARTISTI I DEKADAVE

(Prof. Kolë Susaj: Ditëlindja e një artisti, festë për të gjithë artistat)

Para pak minutash në kafenë time me Mjeshtrin e Madh Kolë Susaj nëpërmjet facebook mësuam se kantautori Gjokë Mulaj kishte ditën e tij të lindjes, ndaj dhe vendosa t’i bëj një urim.
Unë fillimisht prosor Gjokën e njoh qëkur e kisha mësues dhe gjithnjë e mbaj mënd si udhëheqës artistik në zonë duke drejtuar disa Vatra kulture.
Së pari Gjokë Mulaj është njeriu i shkëlqyer i kësaj shoqërie, familjar i përsosur i cili duhet marrë shëmbull për ta përcjellë tek brezat në këtë kohë të trazuar.
Mësova se rrugëtimi e besnikëria e tij për muzikën kishte nisur që fëmijë për ta pasuar ëndrrën me shkollimin përkatës, pra fiks gjysmë shekulli jetë artisti e 43 vite si muzikant profesionist, Vërtetë Mjeshtri i Arsimit ashtu siç është çertifikuar.
Artisti i skenës që në shkollën 8-vjeçare i frymëzuar për t’u bërë profesionist e nisur me ansamblin Lekbibaj, Dardania, pjesëmarrës i vlerësuar në festivale, bashkëpunëtor i shkëlqyer me kolegët, gjithnjë duke dhuruar qytetari e dashuri njerëzore për gjithësecilin edhe jashtë profesionit, kjo ndoshta një mbretëri e sotme e patakuar.
Pra sëpari për mua duhet vlerësuar njeriu, pastaj me patjetër profesionin e muzikës e dashurojmë të gjithë pasi është e vetmja hyjnore e jetës.
Kantautroi Mulaj me plot energji për të bërë vetë poetin, vetë muzikën e vetë këngëtarin, kjo e rrallë dhe thuajse mision i pamundur për shumë artistë. Kantautori Gjokë Mulaj si muzikant e ka kapërcyer Tropojën me kohë, për t’u bërë i të gjithëve, i Kosovës, Shkodrës, e deri në Shqipërinë e Mesme.
I dashur prosor Gjokë Mulaj!
Unë në këtë ngjarje për jetën Tuaj ju uroj çdo të mirë në jetë e familje, uroj të qëndrosh këtu në jetën tonë të përditëshme dhe me pasuri të tjera në botën tuaj si artist.
Qofsh i nderuar e jetëgjatë pranë familjes tënde e gjithë shoqërisë që të rrethon.
Ndërsa po nga kafeja ime po sjell edhe urimin e kompozitorit Kolë Susaj: Sot është rasti kur ditëlindja e një artisti është festë për gjithë artistët.
Sot ai është kantoautori Gjokë Mulaj me një veprimtari shumë vjeçare kontributesh në zhanrin e këngës e muzikës duke fitue admirim të fortë brënda dhe jashtë kufijve zonal e lokal të Tropojës ku jeton e punon.
Shëndet e jetë e suksese në krijimtari kanto-autori jonë i nderuar Gjokë Mulaj-Gëzuar ditën e lindjes!
Është dita Juaj e artistëve dhe e atyre që ndiejnë muzikën!