NGA, AGRON PREBIBAJ: KRYEMINISTRI I PRITAVE POPULLORE

Tashmë vëndosemi në pikën më dobët për një kryeminister shqiptar i cili ushqen e frymëzon ligësi ndaj të gjithëve i papërgatitur të gjëjë ikje në kohë e më të lehtë e cila vetëm do të ishte akt civil e burrëror kur një burrë tërhiqet para qytetareve të vet.
Pasi e vëndosi ekonominë të dobët një ekonomi të plagosur, rriti krizen sociale e shoqërore, krimi po ashtu këmbëkryq porse krimi në familje ishte dhurata më çnjerëzore për popullin e vet.
Sot për tre dekada shtet demokratik e ligjor kryeministri vetëvendos pritat në vendin e shtetin e vet duke hapur hendekun e thellë me qytetarët e këtij vendi.
I organizuar me polici sikur të ishim në gjendje lufte por ndalohet të hyjë në Shkoder nga rruga kryesore e ja mbath nga Spathari, e ngjashme në Elbasan, test ky për gjithë Shqiprinë pasi e ka vetërenduar, vetëtrazuar secilin qytetarë.
Pritat qytetare janë jo ato të shpellarëve siç e përdorte më parë kryeministri por janë prita e përgjigjes qytetare ndaj udhëheqësit të vet.
Sot kemi një kryeminister të terruar nga sytë e cila po na penalizon, është bërë i bajatshëm dhe gallata e kafeve i cili tashmë përton të jap dorëheqjen e vonuar prej tij, e papashikuar sesi do ike.
Por tashmë nuk mund të ikë as më këmbë të lehta!