NGA, AGRON PREBIBAJ: UNIVERSITETI BUJQËSOR NË RRETHIM SHTETËROR

Pabesia Rama me studentët nëpërmjet lali Erit

Ne fillimisht u habitem që para dy vitesh për dashurinë e Ramës për U.B T-në i cili e vizitoi 3-4 herë, së pari pa patur kurrëfarë lidhje shpirtërore me këtë Universitet e së dyti pa eksperiencë akademike.

E nisi si trim për të çliruar këtë universitet nga të ardhurit e nga kafetë, vazhdoi me një rrugë 300 m , me pemët e gërvishjet e tij, lëshoi fonde për disa projekte, të cilave tashmë ja vunë kapakun me grabitjen e zemrës së bujqësorit, univesitetit të parë në Shqipëri.

Tashmë lali-Rama rrethuan natën fidanishten e universitetit, tamam rrethim hajdudësh, shumë foshnjor, duke ja parakaluar rrethimeve të komunizmit në vitet “44-“60, një dehje e turpshme para lekut.
Ky është Nastradini shqiptar i cili lëshon për disa projekte për të marrë llokmen e vet, pasurinë universitare duke u shndrruar në armik i përjetshëm me profesorët dhe studentët padyshim me qytetarinë shqiptare.

Dëshira e Nastradinit nëpërmjet lali Erit misioni më i pamundur shqiptar.