Nga, Mark Zefi: Eduart Ndocaj, përfaqësuesi real i qytetarisë lezhiane

Per shume arsyje zoti Ndocaj duhet te jete kandidati me i besuar nga qytetaret lezhiane. Jo vetem per faktin se dy forcat politike qe kane ba rrokade pushteti ne keto 27 vite, nuk i kane dhene aspak fytyre europiane ketij qyteti, qe i ka patur dhe ende i ka te gjitha mundesite, sepse do te binim viktime e zemrimit , qe shprehet me se miri ne thenien popullore, ” per inate te sime re, futsha djalin tim ne dhe”, por kryesisht mbeshtetur ne te verteten se Z. Ndocaj eshte nje biznesmen i suskeseshem ne rrethet e biznesit ne Milano.

Pra ne qofte se nuk te bind oratoria e tij, e cila nuk eshte profesionale ne ate nivel qe e kerkon politika, te bindin inisiativa qe e ka karakterizuar dhe suksesi qe ka arritur. Njekohesisht te qenit autokton banor lezhian, eshte nje faktor me shume qe i ngarkon pergjegjesi, neqoftese bashkeqytetaret e tij, do ti besojne voten per qeverisjen e ardheshme te tyre.

Mungesa e mbeshtetjes te nje force politike te stervitur ne administrimin e pushtetit, sic jane PD dhe PS, neqoftese teorikisht perben nje dizavantazh per zotin Ndocaj, pasi do ti mungoje reklama e organeve te shtypit dhe televizionit, pa dyshim do te perbeje nje avantazh per qytetaret lezhiane, pasi do te bashkebisedojne direkt ne sheshe, salla, lagje dhe shpi ne shtepi mbi programin dhe angazhimet e tij, gje qe do te shmang mashtrimin dhe presionin qe ben propaganda shtetrore , si ne rastin e kadidateve te partive parlamentare e ish parlamentare PS, PBD e PD.

Lezhianet jane para nje momenti historik. Nuk e kane te lehte, por me vendosmeri dhe guxim, kam bindje se do te shenojne rezultatin e deshiruar per te ardhmen e bashkise se tyre. Lezha eshte e vetmja bashki ne Shqiperi qe ka turizmin, industrine, plazhin, bujqesine dhe historine qe e favoriojne per tu vetezhvilluar pa ndihmen e qeverise me fonde, si ato qe i akordon sa here afrohet fushata e zgjedhjeve, sic eshte rasti i fundit rruga e Torovices.

Mjafton miradministrimi i te ardhurave nga bizneset dhe turizmi, qe brenda nje kohe te shkurter te ndryshoje plotesisht tablloja e gjendjes se rende qe zotron aktualisht ne kete qytet dhe rrethinat e tij. Ky sukses, mendoj se e gjen klimen e duhur per te hedhur shtat, vetem duke votuar lezhianin Eduart Ndocaj.