PDK HYN NË ZGJEDHJE ME KUSHTE, NEGOCIATOR NDOKA

Sot menjëherë kryesia e Partisë Demokristiane është mbledhur në mbledhjen e saj urgjente për të vlerësuar krizën politike në vend.
PDK e interesuar për situatën në të cilën është fundosur Shqipëria nga kryeministri aktual Rama i propozon opozitës një shikim më të qartë ndaj vendimeve të cilat duhet të jenë të përbashkëta të matura e në interesin kombëtar.
Ne nuk kemi kohë që të presim më qeverisjen e drogës, krimit, korrupsionit e mafies qeveritare të kapur ndaj dhe duhet vepruar më shpejt me përgjegjëshmëri të plotë përballë qytetarëve shqiptarë për atë që nisëm dhe atë që do finalizojmë, jemi në të drejten tonë e drejtë e cila përmbush interesat e të gjithë shqiptarëve.
Në mbledhjen e sotshme të kryesisë së PDK-së u vendos që negociator me opozitën do të jenë kryetari z. Nard Ndoka.
Ky vendim i kryesisë për negociatorin ishte propozim i shumicës ndaj dhe kështu do të shkohet në negociata nga demokristianët.
Sekretari i medias së PDK-së, Agron Prebibaj