PIKANTE/ Mesazhi dedikues i “kaubojsit” për bashkëshorten e tij me rastin e datëlindjes : Pavarësisht se ku ndodhemi dhe si ndodhemi ti do të jesh gjithmonë në zemren time

Jemi mësuar shpesh ta shohim të ashpër në denoncimin e keqqeverisjes lokale dhe qendrore, por miqtë e tij të shumtë që e rrethojnë ish-deputetin Eduart Ndocaj, evidentojnë karakterin e tij romantik dhe modelojnë tek ai profilin e familjarit shembullor.

Këtë gjë, “kaubojsi” e dëshmon përmes urimeve që përcjell për secilin nga pjesëtarët e tij të familijes, ku sot ishte radha e bashkëshortes së tij të nderuar, së cilës Ndocaj i dedikon një mesazh urimi në përvejtorin e saj të lindjes.

Në mes rreshtave dedikues, Eduarti nuk heziton të shpreh ndjenjën e tij deri në adhurim për bashkëshorten, duke i dëshiruar asaj: “qe ta shohesh vetveten ashtu sic te shoh une. Vetem atehere do ta kuptosh se sa njeri special dhe i vecante je ti per mua”.

Në fund të mesazhit me rastin e ditëlindjes, Ndocaj ka këtë këtë premtim për Valentinën:
“Torta qe kam per ty jane rreshtat e ketyre fjaleve te embla dhe kaq te ndjera per ty. Keto fjale qe uroj te jene embelsia e vetme sot per ty.
Valentina. Dashuria qe kam per ty eshte kaq e madhe. Kaq e bukur. Kaq…e vecante. Te dua shume dhe do te dua cdo dite e me shume. Pavarsisht se ku ndodhemi dhe si ndodhemi ti do te jesh gjithmone ne zemren time.
Te dua dashuri! Te dua!

Ja urimi i plotë i “kaubojsit” për bashkëshorten e tij:

Urime ditelindjen Valentina.
Sot do te shkruaj per ty…
Ora shenon 00:00 dhe ne kete moment dua te them shume fjale per ty. Ato fjale qe i ndjen dhe i flet zemra. Ato fjale qe dalin nga thellesia e shpirtit tim.
U be vite qe jeta ime ka marre nje tjeter kuptim. Nje kuptim qe i ke dhene ti Valentina me tre femiet tone . Vitet mi ke kthyer ne muaj e Ditet mi ke kthyer e mi ke bere te jene te vecanta me pranine tende ne jeten time. Mengjeset i gdhija duke lexuar letrat e tua ku me uronin nje dite te bukur apo dhe me frazat tua qe me lumturonte ne ato momente. Gjithcka ka qene ndryshe me ty. Jo me ajo rutina e perditshme dhe e merzitshme nganjehere. Une te kisha ty. Flisnim shume dhe bisedat tona nuk kishin fund. Dhe perseri nuk ngopeshim. Na zinin oret e para te mengjesit apo dhe e gdhinim shpesh ndonjehere. U beme te rendesishem per nj-tj dhe te tille jemi akoma.
Ti me ke bere te besoj ne dashuri. Ne dashuri ku shikoja vtm ne filma, lexoja ne libra apo degjoja nga nje tjeter. Por asnjehere nuk besoja. Ti ishe ajo qe me bere jo vetem ta besoj por edhe ta perjetoj ate. Ta jetoj me ty. Sepse te dashurosh do te thote te jetosh. E kjo dashuri e jona ka vazhduar dhe po behet me e madhe sepse ajo qe ndjejme ne eshte shume e forte. 
Valentina. Sot ke ditelindjen dhe te uroj gjithcka dhe asgje. Gjithcka qe te ben te lumtur dhe asgje qe te fal trishtim. Te uroj qe cdo dite e jotja te jete me e bukur se ajo qe le pas. Cdo vit te jete me i vecante dhe i mbushur vetem me ndodhi dhe gjera qe ty te bejne te lumtur.
Valentina. Sot do te doja shume te te shikoja se si buzeqesh ne kete dite. Do te te shikoj se sa i lumtur do jesh dhe fytyren tende te buzeqeshur.Do te te jepja perqafime dhe puthje pafund. Te te them cdo gje. Cdo gje qe ti meriton.
Valentina. Sot urimet per ty jane te pafund. Cdo dite e ardhshme le te jete me e mire. Le te jene te gjitha sipas deshires tende. Jeta jote qofte rruga e mbushur me trendafila te ujitur me shiun e lumturise dhe duke u ngrohur nga dashuria. Dhe pjese e saj te jem une.
Valentina. Sot te deshiroj dhe nje gje. Qe ta shohesh vetveten ashtu sic te shoh une. Vetem atehere do ta kuptosh se sa njeri special dhe i vecante je ti per mua.
Valentina Urime ditelindjen!
Torta qe kam per ty jane rreshtat e ketyre fjaleve te embla dhe kaq te ndjera per ty. Keto fjale qe uroj te jene embelsia e vetme sot per ty.
Valentina. Dashuria qe kam per ty eshte kaq e madhe. Kaq e bukur. Kaq…e vecante. Te dua shume dhe do te dua cdo dite e me shume. Pavarsisht se ku ndodhemi dhe si ndodhemi ti do te jesh gjithmone ne zemren time. 
Te dua dashuri! Te dua!

Fotografia e Eduart Ndocaj

Fotografia e Eduart Ndocaj

Fotografia e Eduart Ndocaj

Fotografia e Eduart Ndocaj

Fotografia e Eduart Ndocaj

Fotografia e Eduart Ndocaj

Fotografia e Eduart Ndocaj