Prof. Dr. Lush SUSAJ: Pakëz dritë mbi atë që po ndodh me kampusin e Universitetit Bujqësor

Ndertimi i një apo dy shkollave të reja për fëmijët e banorëve të ardhur pas vitit 1990, është një lajm shumë i gëzuar për mua dhe për studentët. Ndërtimi i këtyre shkollave brenda murit rrethues të kampusit universitarë, në kushtet e një diskutimi normal që duhet të ishte bërë me parë me drejtuesit e universitetit, është plotësishtë e mundur që të bëhët duke i planifikuar dhe ndertuar shkollat në të tjera hapësira të lira.

Shkollat mund të ndertohen atje ku nuk e cenojnë funksionalitetin dhe kumunikimin midis fakulteteve dhe laboratorëve. Mjafton një spostim i truallit me vetëm 50-100 m, në parcelën prej 4 ha, sipër godinës së veterinaries ku mund të ndertohen 2 apo 3 shkolla të tilla e që do të shërbenin si një zgjidhje shumë më e mirë për fëmijët e banorëve dhe për ruajtjen e identitetit të kampusit universitarë.

Shkolla mund të ndertohet edhe në hapësira të tjera si psh në afërsi të fushës së sportit ose në hapësirat që ndodhen tek ish godinat e fjetjes së studentëve. Në të tilla kushte e mundësi, shkolla nuk mund të ndertohet në mes të kampusit, aty ku shkatërrohet komunikimi dhe funksionaliteti i UBT-së. Vendimi dhe këmbëngulja për të ndertuar shkollën e re në vendin që aktualishtë është rrethuar me llamarina, është sjellja më e gabuar ndajë universitetit, stafit pedagogjik, studentëve dhe të gjith brezave që kanë dalë nga ky universitet.

Në kushtet aktuale, kur brenda murit rrethues të të universitetit ka variante (hapësira) të tjera të shkelqyera për truall ndertimi, duhet të bëhëmi të përgjegjshëm dhe bashkëpunues në shërbim të ndertimit të shkollës së re dhe ruajtjes së identitetit dhe funksionalitetin e kampusit të Uuniversitetit Bujqësor. Në të tilla kushte dhe për të tilla zgjidhje, nuk është e nevojshme që të humbasim asnjë orë mësimi dhe asnjë minutë kohë dhe energji me debate, me hamendësime dhe as me sofizma dhe demagogji.