Reformë Zgjedhore Qesharake !

Nga, Zef Bushati

KQZ ( Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ) dhe Krerët e Lartë të PS dhe PD, të tronditur nga Rezoluta e Parlamentit Evropian, e miratuar nga 470 eurodeputetë, per nje Reformë Zgjedhore në Shqipëri para Zgjedhjeve Lokale, dhe kushti i vendosur prej eurodeputeteve se: nëse Reforma Zgjedhore nuk përfundon para Zgjedhjeve Lokale ne Qershor, nuk hapen negociatat per anëtarësimin e Shqipërisë në BE, ka bërë që Drejtuesit e PS dhe PD ta kene humbur ekuilibrin mendor dhe po sajojne emrime qesharake ne KZAZ ( Komisioni i Zonës se Administrimit Zgjedhor ). Antarët aktuale të KQZ janë përfaqësues politikë të PS dhe PD. Kryetari i KQZ Klement Zguri është i Partisë Demokratike, Nënkryetari i KQZ Denar Biba eshte i Partisë Socialiste së bashku me tre Antarë të tjere të KQZ. Momentalisht KQZ ka 5 Antare politik. Mungojne edhe 2 Antare qe simbas Kodit Zgjedhor aktual duhet ti propozoje PD. Ketu fllon Komedia. Meqenese Rezoluta e Parlamentit Evropian kerkon depolitizimin e KQZ, Ali komiket e KQZ dhe te PD e PS kane vendosur qe KQZ- ja ” politike ” te propozoje Antaret ” jo politikë ” ne KZAZ dhe KQV ( Komisioni i Qendrës së Votimit ). A mundet të ndodhë që militantët e PS dhe PD ne KQZ te emrojne Antarët ne KZAZ e KQV, jo nga antaret e PS dhe jo nga antaret e PD. Asnjëherë. Kurrë. Nuk mund te ndodhë. Nuk është e mundur. Reforma Zgjedhore fillon nga depolitizimi i KQZ, çka don te thote qe Antaret e KQZ te mos propozohen nga PS e PD por p.sh. nga Gjykata e Larte, dhe antaret ne KZAZ te jene avokate e notere. Pra me kandidate qe nuk kane konflikt i teresi me pushtetin e maxhorancës, pra te mos marrin rrogen ne administrates publike. Kaq e thjeshtë është. Por Ali komiket nuk duan se nga ky depolitizim humbasin pushtetin. Por tani ka ardhur fundi. Duan apo nuk duan Ali komiket, Reforma Zgjedhore do behet, duan apo nuk duan përfaqësues te BE dhe OSBE ne Tiranë Depolitizimi i Komisioneve Zgjedhore dhe Reforma Zgjedhore do behet.