Shembja e shtëpive pranë Bregut të Lumit, apelon Eduart Ndocaj: Shqiptarë ngrihuni në mbrojtje të pasurive tuaja! Shporreni këtë qeveri të korruptuar!

 

Situata e krijuar së fundi me shembjen e shtëpive pranë Bregut të Lumit, ku banorët janë konfrontuar me policinë e shtetit në mbrojtje të shembjes së këtyre shtëpive, ka marrë vëmendjen e gjerë të politikanëve të përgjegjshëm në ven, ku njëri prej tyre, i njohur për kauzat e tij sociale, Eduart Ndocaj, ka reaguar ashpër, me një fjalor jo të tipit të tij, duke akuzuar rëndë kryeministrin e vendit për keqqeverisje dhe si i përfshirë në korrupsion me afera të shumta.
Ndocaj, përmes këtij video komunikimi, ka adresuar disa pyetje ndaj z. Rama, duke kërkuar përgjigje për pasurinë e tij dhe për origjinën e kësaj pasurie, e cila është marramendëse për profilin e politikanëve.
Në fund, Ndocaj ka apeluar qytetarët shqiptarë të ngrihen për të përzënë këtë qeverisje si dhe të marrin shkopinjtë në mbrojtje të interesave të tyre.
Ndiqeni të plotë: