Zef Bushati: Zgjidhja e krizës politike domosdoshmëri jetike për Shqipërinë

Shqipëria mbas largimit të deputetëve të PD dhe LSI nga Parlamenti ndodhet në një situatë të re dhe të komplikuar politike. Vendimi i drejtuesve te larte te PD e LSI është një vendim i padëgjuar dhe pa precedent i cili tronditi politikën europiane dhe SHBA. Ky vendim i ra ndesh sistemit parlamentar kushtetues ne Shqiperi.

Per te lehtesuar krizen u mbështet nga ndërkombëtarët zbatimi i Ligjit Zgjedhor per te zëvendësuar deputetet e larguar te PD dhe LSI nga Parlamenti me kandidate te tjerë nga listat e dy partive. Sot ky eshte realiteti dhe Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha duhet ta pranoje kete realitet se nuk ka rrugë tjetër.

Nese Lulzim Basha nuk i njeh deputetet e listes se tij qe pranuan mandatin atehere PD nuk është parti parlamentare. Përpjekjet e Kryetarit te Partise Socialiste dhe kryeministrit Edi Rama per ta ” shpëtuar ” Lulzim Bashen do te dështojnë përballë Ligjit Zgjedhor. Askush nuk mundet te shkel ligjet.

PD ndodhet përballë alternativës: është apo nuk është PD parti parlamentare. Lulzim Basha duhet ta shoh realitetin ne sy, duhet ta pranoje kete realitet dhe nuk duhet të thelloje gabimet duke i rënë ndesh edhe dekretit te Presidentit te Republikes. Presidenti me dekret ka shpallur daten e zgjedhjeve Lokale.

Qetësia dhe maturia politike duhet te rrise përgjegjësinë dhe rolin e rëndësishëm te PD per zgjidhjen e krizes politike e cila eshte nje çështje shumë e vogël përballë problemeve të shumta që shqetësojnë shoqërinë shqiptare.