BASHKËPUNIMI/ Aleanca Demokristiane Shqiptare mbështet “Lega Nord”-in. Ndocaj fton komunitetin shqiptar të Italisë të votojnë përfaqësuesit e “Lega”-s

Sekretari Përgjithshëm i Partisë Aleanca Demokristiane e Shqipërisë, Eduart Ndocaj, eshtë pritur në një takim zyrtar nga senatorë të “Lega Nord”, dhe më konkretish nga z. Roberto Mura, i cili është President i Komisionit të Veprimtarive Prodhuese për krahinën e Lombardisë dhe kandidat në Pavia, të cilët përmes bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe të kahershëm me “kaubojsin” kanë shfaqur predispozicionin për të ndërtuar marrëdhënie bilaterale, të cilat ofrohen në kontekstin e mbështetjes reciproke mes palëve, kryesisht në fushatat elektorale vijuese.

Në këtë takim, përfaqësuesit e “Lega Nord”, e ftuan z.Ndocaj, të japë mbështetjen e tij për përfaqësuersit e kësaj force për zgjedhjet që do të mbahen gjatë këtij muaji për Parlamentin Europian.

Kjo ftesë bashkëpunimi erdhi pikërisht si rezultat i ndikimit që ka z.Ndocaj në komunitetin shqiptar të Lombardisë dhe madje, duhet theksuar, se ish-deputeti Ndocaj është dhe koordinator i komunitetit shqiptar për këtë zonë të Italisë, duke luajtur një rol të rëndësishëm në afirmimin e vlerave dhe të potencimit të marrëdhënieve pozitive me dy vendeve.

Nga takimi i zhvilluar, Ndocaj siguroi dhe mbështetjen e miqve të “Lega Ndord” për kandidimin e tij si kryetar të bashkisë Lezhë, duke garantuar kështu një lobim të fuqishëm në rast fitoreje me fonde që mundësohen nga Bashkimi Europian, të cilat vijnë si prioritete të projekteve madhore që Ndocaj ka në kuadër të programit të tij për zhvillimin e bashkisë Lezhë, të cilin prej kohësh ai e ka publikuar në media të ndryshme dhe që ka marrë pëlqimin e grupeve të interesit, me të cilat Ndocaj mban kontakte të vazhdueshme në dobi të hartimit të politikave konkrete zhvillimore.

Z. Eduart Ndocaj, fton komunitetin shqiptar të italisë, të votojnë përfaqësuesit e ‘Lega Nord” në zgjedhjet për Parlamentin Europian, si dhe kandidatët e kësaj force në zgjedhjet që po mbahen për disa nga bashkitë e këtij vendi.