BASHKËPUNIMI/ Eduart Ndocaj, ka siguruar mbështetje konkrete nga Matteo Salvini për kandidimin e tij si kryebashkiak i Lezhës

Zgjedhjet e reja për Parlamentin Europian që do të mbahen këtë muaj, më 26 maj, po prodhojnë një risi të vecantë në disa vend të Europë, ku komunitetet e shqiptarëve janë mjaft aktivë dhe të me një pozitë influencuese, duke marrë vëmendjen e subjekteve apo dhe të faktorëve të ndryshmëm politik të vendeve respektive.

Këtë gjë e pohon më së mirë, aktiviteti intesiv i Sekretarit të Përgjitshëm të Aleancës Demokristiane, Eduart Ndocaj, i cili prej shumë vitesh jeton në vendin fqinj të Italisë, duke dhënë një shembull pozitiv të afirmimit të vlerave dhe të kredencialeve të tij politike dhe publike, pasi, ai, është një zë i dëgjuar dhe i respektuar i komunitetit shqiptar në këtë vend, gjë që ka sjellë dhe bashkëpunimin e tij me aktorë të rëndësishëm të politkës vendase, në favor të interesave të shqiptarëve.

Ditët e fundit, “kaubojsin” e shohim mjaft aktiv dhe të përfshirë në zgjedhjet lokale të Italisë dhe në ato për Parlamentin Europian, të cilat do të mbahen për një ditë, pra me 26 maj, duke u pozicionuar në krah të “Lega Nord”-it, parti me të cilën Ndocaj mban kontakte të vazhdueshme dhe ka një miqësi personale me përfaqësuesit kryeorë të saj.

Përmes rrjeteve sociale, Ndocaj shihet qartë teksa merr pjesë në takimet elektorale të kësaj force politike, duke qenën nën shoqërinë e njërezve më të fuqishëm politikish në Itali.

Mbrëmë, ai ishte i ftuar në Pavia nga Matteo Salvini, Zëvëndëskryeministri dhe Ministri i Brendshëm i Italisë, në takimin e radhës me mbështetësit e “Lega-s”, duke dhënë mbështetjen e tij publike për përfaqësuesit e këtij subjekti, si dhe ka shfrytëzuar rastin t’ju bëjë thirrje shqiptarëve që ndodhen në Itali, të kenë besim tek projekti dhe vizoni i Salvinit, i cili konsiston në një respektin e vlerave të ndërsjella, si dhe në integrimin e plotë të komuniteve.

Mbështetja publike që ofron Ndocaj ndaj “Lega-s” është në kuadër të marrëdhënieve reciproke, pasi përfaqësuesit e kësaj force politike, e cila është me mjaft ndikim, jo vetëm në Itali, por dhe jashtë saj, kanë nënshkruar një marrëveshje bilaterale bashkëpunimi dhe mbështetjeje. Përmes kësaj marrëveshjeje, Ndocaj, do të mbështetet dhe do të asistohet fuqishëm nga përfaqësues të “Lega-s” në zgjedhjet e 30 qershorit, ku “kaubojsi” është një kandidat potencial për kreun e bashkisë Lezhë.