EKSKLUZIVE/ Eduart Ndocaj: Klasën aktuale politike e papërgjeshmë. Rivali im një kandidaturë që bredh në zona të ndryshme kandidimesh, pasi askush nuk e do. Lezha një garë mes dy modelesh të kundërta

Në një intervistë të shkurtër për portalin “InfoPressAlbania”, kandidati i Aleancës Demokristiane për bashkinë e Lezhës, ish-deputeti Eduart Ndocaj, e ka konsideruar klasën aktuale politike të papërgjeshmë, e cila me mungesën e dialogut të vazhdueshëm politik, po shkatërrojnë perspektivën europiane të shqiptarëve dhe me politikat etyre qeverisëse po i detyrojnë këta të fundit të emigrojnë masivisht, në një kërkim më të mirë të jetesës së tyre.

Më pas Ndocaj, është ndalur gjatë në arsyet që e anë cuar atë të kandidojë për postin e kreut të bashkisë Lezhë, duke premtuar për qytetarët një mirëmenaxhim të fondeve publike, si dhe rritje të ndjeshme të kapaciteteve investuese në disa prej aspekteve kryesore, sic janë infrastruktura rrugore, përmirësimi i sistemit të ujësjellës-kanalizimeve, subvencionime për ciftet e reja dhe familjet në nevojë, asistencë për disa kategori shoqërore, etj, të gjitha këto në kuadër të një pakete të rëndësishme masash konkrete me qëllim zbutjen dhe uljen e nivelit të vafërisë.

Rivalin e tij socialist, Ndocaj e ka etiketuar si deputet të “hashashit”, pasi gjatë këtyre dy viteve që ai përfaqësoi lezhianët në Kuvendin e Shqipërisë nuk bëri asgjë për interesat e këtij komuniteti, por përkundrazi u përfshi në rrjete të trafikimit të lëndëvë narkotike, dhe prandaj, ai, nuk mund të jetë kryetar i kësaj bashkie, pasi nuk e lidh asgjë me këtë qytet dhe me vlerat e tij historike dhe kulturore.

Përballjen e tij në zgjedhjet e 30 qershorit për kreun e bashkisë Lezhë, Ndocaj e ka konsideruar për lezhianët dhe për votuesit e kësaj bashkie si një garë mes dy modeleve krejtësishttë kundërta, ku nga njëra anë është modeli i njeriut të ndershëm dhe mirëmenaxhues që përfaqëson interesat e mirëfillta të këtij komuniteti, dhe që është rritur me hallet e dhe gëzimet e tyre, si dhe në anën tjetër të garës që mban siglën e”rilindjes” është modeli i mashtruesit ciklik, i njeriut që është pasuruar përmes trafiqeve të shumta që ai ka lëvizur si ish-drejtues policie.

Për më shumë, ndieqni të plotë intervistën e kandidatit Eduart Ndocaj:

Posted by Ndocaj Ndertimi Materiale on Saturday, 25 May 2019