EPIKE/ Eduart Ndocaj, fton qytetarët lezhianë dhe në mënyrë të vecantë demokratët: U kërkoj votën për të shporrur ‘rilindjen” e kalbëzuar, ashtu sic shporrëm LSI-në kanceroze

Mënjëherë pas vendimit të KQZ për renditjen e kandidatëve për kryetar të bashkisë Lezhë, Eduart Ndocaj, i cili garon në zgjedhjet e 30 qershorit me ambicien e fortë për ta fituar këtë bashki, ka apeluar zgjedhësit lezhianë ta mbështesin fuqishëm, duke i rikthyer shpresën kësaj bashkie për ringritje ekonomike dhe për mirëmenaxhim të fondeve publike, të cilat do të shprëndahen dhe do të orientohen sipas prioriteve dhe nevojave më imediate.

Eduart Ndocaj, bën me dije zgjedhësit lezhianë se ai është numri 2 në fletën e votimit dhe u i fton ta votojnë me datë 30 qershor, pasi rivali i tij, përfaqëson “babëzitjen e rilindjes”, duke ofruar si kandidaturë një servil të pashpresë, të cilin nuk e lidh asgjë me këtë bashki.
Ndocaj, një mesazh të fortë ka për të gjithë demokratët e kësaj bashkie, ndaj ët cilëve u lëshon thirrjen e sinqertë për ta mbështetur atë si përfaqësuesin e interesave të tyre, duke u kërkuar votën për të shporrur ‘rilindjen” e kalbëzuar, ashtu sic shporrëm LSI-në kanceroze.

Ndiqeni të plotë video-mesazhin e Ndocajt: