LEZHË/ Ashpërsohet gjuha politike e kandidatëve, Ndocaj: Një bandë hajdutësh, të veshur me xhaketa të kuqe, duan t’a shkatërrojnë Lezhën

Pavarësisht zhvillimeve politike dhe dilemave mbi fatin e zgjedhjeve të 30 qershorit, në disa bashki të vendit ka shpërthyer debati i ashpër publik në mesin e kandidatëve të shpallur, duke akuzuar njëri-tjetrin dhe duke përdorur një retorikë të fortë politike.

E tillë është dhe bashkia Lezhë, e cila duket se do të jetë një nga epiqendrat e forta të garës elektorale, ku deri më tani janë shpallur dy kandidatë, që të dy ish-deputetë të së njëjtës forcë politike në mandatin 2013-2017, Pjerin Ndreu që garon për Partinë Socialiste dhe Eduart Ndocaj që garon nën siglën e Aleancës Demokristiane.

Pa marrë parasysh faktin e mosregjistrimit të Partisë Demokratike dhe të kandidatit të saj, ku me shumë gjasa, nëse PD-ja do të regjistrohej në garë emri më i mundshëm do të ishte kryetari aktual i kësaj bashkise Fran Frrokaj, përsëri kjo bashki po tërheq vëmendjen e opinionit publik, për intensitetin e akuzave të ndërsjella që vijnë nga kandidatët e deritanishëm.

Ditët e fundit, Eduart Ndocaj përmes publikimeve të tij në rrjetet sociale ka akuzuar rivalin e tij, Pjerin Ndreun dhe suitën e tij shoqëruese, të cilët përmes takimeve dhe premtive boshe po vazhdojnë serinë e talljeve me qytetarët lezhianë, duke harruar faktin se qeverisn tash 6 vite dhe nuk kanë ofruar asgjë konkrete për këtë zonë dhe banorët e saj.

Ja postimi i plotë i kandidatit, Eduart Ndocaj:

Ministri Qyqi i gruas së Ramës dhe servili pa shtyllë kurrizore Pjerin Ndreu, pas 6 vitesh që qeverisin këto maskarej, tallen akoma me lezhianët. Një bandë hajdutësh, të veshur me xhaketa të kuqe te LGBTIS , duan t’a shkatërrojnë Lezhën, duan të bahën kryetarë bashkie në Lezhë. Nje jabanxhi hajdut, edhe polic dhe bandit siq e thot Berisha..! Turp! Kjo klasë hadutësh që na qeverisin, duhet të shporret menjëherë! Poshtë komunizmi e këlyshtë e tyre