Nga, Agron Prebibaj: Divorci, tjetër plagë e shoqërisë shqiptare

Një plagë tjetër që i shtohet shoqërisë tonë është divorci i cili vjen kryesisht nga kriza sociale. Politikat qeverisëse asnjëherë nuk u munduan në zbutjen e varfërisë por gjithnjë kemi rritje dhe pa shpresë për afro 40% të popullsisë shqiptare, një krijesë kjo e ardhur nga papunësia e mos trajtimi me asistencë sociale. Si pasojë e rritjes së varfërisë e bën edhe gruan shqiptare agresive e kërcënuese për familjen duke u shndërruar në kriminele, të cilat i shikojmë në jetën tonë të përditshme, e të ndryshme me njëra tjetrën. Para tre ditësh me 12.05.2019 në një media online pashë të trajtohej shqetësimi për Anita Murati, për të cilën kisha edhe unë informacion, ndaj dhe po e trajtoj si fenomen shqiptar. Po sjell një rast mjaft shqetësues të një familje me banim në Tiranë, ku qytetari Jetmir Murati në vitin 2007 divorcohet me të shoqen F.H duke patur një fëmijë (djalë) 8-vjeçar të cilin normalisht gjykata ja len nënës e cila nuk u interesua për djalin, por një padi tjetër në gjykatë nga babai Jetmiri e rikthen fëmijën pranë tij. Ndërsa në 2008 Anita Murati martohet me Jetmirin duke lindur tre fëmijë sëbashku. Por pas martesës rritet agresiviteti i ish bashkëshortes F.H e cila tashmë kërkon të bëhet pjesë e shtëpisë së tyre të vogël. Kërcënimet kryesore kanë shkuar ndaj zonjës Anita Murati nëna e tre fëmijëve e cila nuk ishte mëkatare në divorcin mes tyre pasi në atë kohë nuk kishin njohje. Mësojmë se pas kërcënimeve të herë pas hershme zonja Murati ka denoncuar edhe në polici e cila nuk gjen asnjë masë sigurie, por vetëm agresiviteti i shtetases F.H vjen e rritet deri në kërcënimin për zhdukjen e familjes Murati. E ndodhur para kësaj situate një nënë me tre fëmijë duhej të kërkonte shpëtimin e familjes nëpërmjet largimit nga Shqipëria në qershor të 2018-ës. Pa ju futur thellë kësaj historie familjare por e dhimbshme dhe shqetësuese për shoqërinë tonë, është plaga e rëndë sociale e shoqërore për vendin tonë e cila po çon në krimin e përditshëm në familje.