NGA, AGRON PREBIBAJ: SHUHET YLLI I KUSHËRIRIT TIM, AMARILDO FRAN MEHMETAJ

Ikja në moshën 26 vjeçare nga Firence, dhimbje e fortë njerëzore

Fort i dashur kushëriri im Amarildo, ju sot vendoseni 26 vjeçar si engjëllor në botën tjetër, ndërsa familja mjaft e pikëlluar për këtë trazirë shpirtërore.
Megjithëse jemi në një botë mjaft të trazuar e cila kapërdiu edhe Ty për të ndarë e për të na thënë padrejtësisht e përfundimisht lamtumirë nga bota jonë, për t’u ndarë me babën Fran Hasani, me nënën, motrën, vëllain, xhaxhallarët, dajët, kushshrinjtë, miqtë e shokët tu, të cilet nuk do të preken më me dashurinë tënde engjëllore. Megjithëse perëndoi dielli përfundimisht për Ty, ne të kemi në shpirtin e kujtesën tonë të përjetshme.
Amarildo, U prehsh në paqe! Ceremonia e varrimit: Nesër me 25.05 2019 në Bar Restorant “Edinjo” – ura e Bardhajve, Fermentim, Shkodër. Varrimi në ora 13.00 tek varrezat katolike, Grudë e Re, Shkodër.

Fotografia e Agron Prebibaj