Nga, Zef Bushati: Binjakët “Siameze” PS dhe PD nuk jetojnë dot vetëm

Vellezerit “Siameze” PS dhe PD janë prodhuar per te qendruar bashke nga Ramiz Alia ne laboratoret e ish Komitetit Qendror te Partise se Punes Komuniste te Shqipërisë, te asaj partie qe ushtroi dhunë e diktaturë te eger ndaj popullit e qytetareve te saj, të asaj partie që pushkatoi e burgosi qindra qytetarë per bindje politike dhe per nje fjale goje qe nuk ishte ne sinkron me ideologjinë komuniste. Vëllezërit “Siameze” PS dhe PD i mban te bashkuar anti ligji, mos respektimi ligjit, shkelja e ligjit, moszbatimi ligjit dhe korrupsioni. Rama i PS mban leksione per ti mbushur mendjen vellait rebel Basha te PD.

Rama tani ka filluar ti shkruaje edhe letra publike per ta bindur qe te mos ndahen ne mosrespektimin e ligjit, te qendrojne te bashkuar si nje trup i vetem kunder ligjit, te vazhdojne se bashku PS & PD, ashtu sic i krijoi Ramiz Alia dhe pushtetin ta ndajnë me parimin e lavjerresit nje herë PS dhe nje here PD. Po çfarë e shqeteson Ramën ? Ramen e shqetësojnë partite e tjera qe ne zbatim te ligjit jane regjistruar per te marre pjese ne Zgjedhjet Lokale. Rama trembet se mos keto parti rriten e forcohen dhe nje dite nxjerrin jashte politikes Binjakët Siameze PS e PD qe jane bere 29 vjeç. Kjo frikë rrënqethëse nuk pyet per ligjin, nuk do tja dije qe afati ligjor per regjistrimin e Partive ne Zgjedhjet Lokale ka përfunduar me kohë, që afati ligjor per regjistrimin e Koalicioneve ka përfunduar, afati ligjor per regjistrimin e Kandidatëve ka përfunduar, që edhe fletet e votimeve jane bete gati dhe qe mbas disa ditësh fillon fushata zgjedhore.

Nuk do tja dije se per Zgjedhjet Lokale jane regjistruar 41 parti politike. Nuk do tja dije qe qytetareve as nuk i intereson nese regjistrohet apo jo PD e LSI ne zgjedhjet administrative lokale. Nese ne Shqiperi do vazhdoje te shkelet ligji, vështirë se ky vend do hyje ne rrugën e normalitetit, zhvillimit dhe antaresimit ne familjen europiane. Sot nëpërmjet respektimit me rigorozitet te ligjit mund ti jepet nje leksion Bashes se PD dhe te gjithe atyre qe shkelin ligjin, qe djegin mandatin e deputetit, qe synojne te shkarerrojne parlamentin, qe nuk i çojnë antaret dhe simpatizantët drejt zgjedhjeve konforme ligjit.

Rama dhe Basha duhet te binden se Ligji është i barabartë per te gjithë, se Ligji është Ligj, se Ligji duhet zbatuar, se kush shkel Ligjin duhet Denuar. Kjo është e vetmja rrugë qe ben nje shtet ligjor, demokratik e Antare per ne BE. Asnjë i huaj, qofte i CDU gjermane apo PS Europiane nuk mund te rekomandoje veprime ne Shqiperi ne shkelje te ligjit. A e di Merkel dhe CDU e saj se ne Zgjedhjet Lokale jane regjistruar 41 parti politike ku 20 prej tyre jane ne opozite me PS. A e di Merkel dhe Kristian Demokratet Gjermane se ne Zgjedhjet Lokale jane regjistruar edhe Demokristianet e Shqipërisë. ?