Përgatitjet për fushatën, Ndocaj prezanton sloganin: “PIKËNISJA ËSHTË FAMILJA”

I njohur për vlerësimin që i jep familjes dhe rolit të saj në jetë, Eduart Ndocaj, tashmë kandidat zyrtar për kreun e bashkisë Lezhë, ka publikuar sot në rrjetet sociale sloganin e tij, ku padyshim, familja mbetet pikënisja e vlerave jetësore dhe pikëmbështetja kryesore në sfidat e njeriut gjatë rrjedhave të jetës.

Nuk është aspak çudi ky slogan për “kaubojsin”, pasi ai njihet për lidhjen e tij solide me familjen, pasi shpeshherë jemi mësuar ta shohim në dedikime speciale që ai bën për pjesëtarët e familjes, qoftë për fëmijët apo dh për bashkëshorten e tij.

Përmes prezantimit të sloganit elektoral, Ndocaj nuk ka hezituar të ftojë lezhianët për ta mbështetur në këtë kandidim, pasi ai, ka marrë një mision të rëndësishëm dhe të dobishëm, duke sfiduar filozofinë e administrimit të deritanishëm të kësaj bashkie.

Apelimi i Ndocajt për bashkëqytetarët e tij:

Pikënisja është FAMILJA. Të mbrojmë familjen dhe vlerat e saj, të mbrojmë fëmjët tanë nga mafia e hashashit, nga trafikantët, nga hajdutët politikë shumëngjyrësh që kanë mbërthyer prej afro tre dekadash LEZHËN!
Të votojmë për të ardhmen e familjes lezhiane!
VOTONI EDUART NDOCAJ PËR KRYETAR BASHKIE TË LEZHËS!