Shtrimi i rrugës me qakull në hyrje të Lezhës/ Eduart Ndocaj denoncon shëmtinë e punimeve: Kjo formë riparuese jep tablonë e një qyteti aspak të denjë për vizitorët dhe turistët.

 

Kandidati i Aleancës Demokristiane për kreun e bashkisë së Lezhës, Eduart Ndocaj, e ka filluar ditën duke denoncuar aspekte të punës së kreut aktual, i cili sipas Ndocaj, duke qenë në ditët e fundit të detyrës së tij, po jep pamje shëmtuese të mënurës se si e ka menxhuar Lezhën dhe territorin e saj.

Ndocaj përmes një video-denoncuese ka paraqitur shëmtinë e punës që po kryhet në shtrimin me qakull të një rruge në hyrje të qytetit të Lezhës, e cila me këtë formë riparuese jep tablonë e një qyteti aspak të denjë për vizitorët dhe turistët.

Në fund, Ndocaj ka apeluar zgjedhësit lezhianë të votojnë kandidaturën e tij për kryetar bashkie, duke premtuar një realitet të ri në mirëmenaxhimin e fondeve publike dhe një perspektivë të re ekonomike për këtë rajon.

Ndiqeni të plotë videon: