Zef Bushati: Sot është koha e shqiptarëve dhe jo e maskarenjve !

Komisioni Europian ka rekomanduar sërish hapjen e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë. Kjo u bë e ditur sot nga Komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn gjatë prezantimit të Paketës së Zgjerimit në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian. “Shqipëria ka çuar përpara reformat, veçanërisht një transformim të madh të sistemit të Drejtësisë, përfshirë një proces të paprecedentë rivlerësimi të gjyqtarëve dhe prokurorëve”, u shpreh zoti Hahn. Europarlamentaret nuk lanë pa përmendur korrupsionin, kriminalitetin kontrabandën e drogës dhe problemet politike, etj. Por nëpërmjet një analize realiste duke i krahasuar me dy tre vite më parë dhe duke evidentuar ndryshimet pozitive. Shqiptarët gëzohen kur dëgjojnë europarlamentaret të vlerësojnë arritjet dhe të rekomandojnë hapa të reja dhe konkrete drejt familjes së madhe të Bashkimit Europian. Turp, shumë turp, për ata politikanë e pseudoanalistë që cdo fjalë të mirë në adresë të Shqipërisë dhe shqiptarëve e shohin me dyshim dhe mosbesim dhe i japin nota negative. Shqipëria është e shqiptarëve dhe nuk është e Edi Ramës dhe aq më pak e Lulzim Bashës. Karrieristët që shkelin mbi interesat e Shqiptarëve per egon e tyre per pushtet, do flaken me përbuzje dhe neveri nga shqiptarët. Sot eshte koha e shqiptarëve dhe jo e maskarenjve. Do vi dita qe Shqiperia dhe Shqipëtarët do antarësohen në BE. Shumë shpejt. Ndoshta sa të përfundojë Vettingu, që do ti çojë mbas hekurave te korruptuarit, qe kane 29 vite që kane vjedhur e vjedhin pasurite tona kombëtare, taksat e taksapaguesve shqiptarë, qe shkatërruan industrine dhe bujqesine e cila ishte pasuri kombëtare e ndertuar me djersen dhe gjakun e shqiptarëve. Askush te mos mendoje se populli yne nuk ka memorje. ” E mira shpesh ne varr mbulohet me kockat, e keqja mbetet ” Ata që kanë bërë të keqia do ti lajnë në këtë botë. Shqipëria do të rrojë dhe Shqipëtarët do të përparojnë.