ZGJEDHJET E 30 QERSHORIT/ Eduart Ndocaj njofton çeljen e fushatës dhe fton qytetarët ti bashkohen alternativës së tij: Të martën startojmë rrugën e “Ndryshimit të Madh”.

Tashmë mund të thuhet se fushata elektorale e 30 qershorit për zgjedhjet vendore sapo ka startuar, pavarësisht debatit të madh që ka përfshirë krahët e politikës shqiptare mbi mbajtjen ose jo të këtyre zgjedhjeve. Një gjë e tillë duket teksa kandidatë të ndryshëm njoftojnë mbështetësit e tyre për takime prezantuese.

Kështu ka njoftuar dhe ish-deputeti Eduart Ndocaj, i cili përmes rrjeteve sociale ka bëtë me dije se javës që vjen, pikërisht ditën e martë, ai ka thirrur strukturat e Aleancës Demokristiane, nën siglën e së cilës kandidon “kaubojsi”, për prezantimin e tij si kandidat i kësaj force politike për kryetar të bashkisë Lezhë.

Duhet thkesuar, se Ndocaj është një kandidat potencial për të fituar zgjedhjet në këtë bashki, i cili i është imponuar kësaj gare me mjaft seriozitet duke servirur për votuesit lezhianë dhe një program ambicioz zhvillimi të hartuar nga ekspertë vendas dhe të huaj.

Ja postimi i plotë që Ndocaj ndan me mbështetësit e tij:

Kryetari i Partise Aleanca Demokristiane Ambasadori Zef Bushati dhe Kryetari i Partise Konservatore Deputeti Kujtim Gjuzi ne Lezhe per te prezantuar Kandidatin per Kryetar te Bashkise se Lezhes Ish Deputetin Eduard Ndocaj. Të marten, me datë 21 maj 2019, ora 11:00 takim me strukturat e partisë të qytetit të Lezhës dhe të Njesive Administrative. Behuni pjesë e strukturës ne Bashkine e ardhshme te cilen bashkërisht synojme ta fitojmë me 30 qershor 2019. Ju presim tek zyrat qendrore në Lezhë, rruga “Shtraus”, përballë kafe “Serrani”, kati II-të ! Për cdo informacion, telefononi në numrin: 0696577785. Me rrespekt Eduart Ndocaj.