Ashpërsohet gara elektorale/Ndocaj ka një thirrje të fortë për rivalin e tij: Hiq dorë nga fabrikime që cënojnë vlerat dhe parimet e familjes! Askush nuk më cënon integritetin e familjes! Eja, konkuro me ide dhe alternativë

Eduart Ndocaj, në cilësinë e kandidatit për kryetar bashkie të Lezhës, përmes një video-komunikimi me ndjekësit , krahas falënderimit për qytetarët lezhianë, të cilët po bojktojnë takimet e rivalit të tij socialist Pjerin Ndreu, ka lëshuar dhe disa akuza ta ashpra në drejtim të këtij të fundit, duke e konsideruar përdhosje të vlerave dhe të qytetarisë lezhiane nga ana e “rilindjes” me vendosjen e kandidaturës së Ndreut për kandidat të kësaj bashkie.
Ndocaj, i ka kujtuar Ndreut të kaluarën e errët të tij, duke e konsideruar si të lidhur me krimin dhe trafiqet në kohën kur ai ishte funksionar i strukturave të policisë së shtetit.

Në komunikimin e tij, Ndocaj nuk ka hezituar ti adresojë një thirrje të fortë rivalit, duke e ftuar të heqë dorë nga metodat policeske dhe nga shantazhuese që ai po përdor, pasi lezhianët e kanë dëshmuar që nga historia se nuk mund tu nënshtrohen këtyre metodave.

Në thirrjen e fortë, por të sinqertë të “kaubojsit”, është evidente paralajmërimi që ai i bën Ndreut për të hequr dorë nga fabrikime që cënojnë vlerat dhe parimet e familjes, duke i kujtuar se përtej rivalitetit, askush nuk mund ti cënojë këto vlera dhe parime të shenjta, dhe nëse Ndreu nuk e ka kuptuar, atëherë do më duhet t”ia bëj të qartë sipas traditave zakonore dhe përcaktimeve kanunore,-do të shprehej Ndocaj në video-mesazhin e tij:
Ndiqeni të plotë:

Posted by Eduart Ndocaj on Wednesday, 12 June 2019