Eduart Ndocaj: Koha e Edi Ramës dhe e veglave të tij, si Pjerin Ndreu me shokë, që i shërbejnë krimit dhe bandave të narkotrafikut, do të marrë fund njëherë e përgjithmonët

Të dashur qytetarë të Lezhës dhe të të gjithë Shqipërisë!
Situata nëpër të cilën po kalon vendi, është tregues i një klase politike të dështuar, e cila prej afro tre dekadash, për interesat e saj ekonomike, mban peng të ardhmen e fëmijëve tanë, duke e zhytur Shqipërinë në një vend të pashpresë dhe me një varfëri ekstreme.
Në rrugëtimin tonë 30 vjecar drejt konsolidimit të demokracisë, po konstatojmë se ne, jo vetëm nuk kemi bërë hapa të sigurtë në proceset demokratizuese, por jemi rikthyer në kohët e errëta të monopartitizmit, ku shqiptarëve u serviren votime, me rezultate të paracaktuara.
Unë, jam përfshirë në këtë proces zgjedhor, me bindjen time të palëkundur dhe me energjitë e mia të pashtershme, se Edi Rama dhe struktura kriminale e tij, duhet mundur me zgjedhje duke shfrytëzuar të gjitha bateritë tona, si dhe duke i bërë ballë krimit dhe falangave të tij që duan të nënshtrojnë shqiptarët e lirë, si dhe ta trajtojnë si plackë vendin tonë duke grabitur cdo pasuri publike, ekonomike dhe materiale.
Konstekti i zhvillimeve të ditëve të fundit, ku Shqipëria përflaket nga reagimet e tejskajshme politike, është një këmbanë alarmi për cdo shqiptar të përgjegjshëm, i cili e do vendin e tij dhe që nuk dëshiron rikthimin e ngjarjeve të “vitit të mbrapshtë” 97′-s.
Ndodhemi në zgrip të një përplasje civile, ku politika është padyshim përgjësja kryesore e kësaj situate, por nisur nga premisat e mundshme të këtij zhvillimi të paprecedntë, do apeloja qyetarët shqiptarë, të distancohen nga dhuna dhe nga fenomene që nxisin vllavrasje, pasi boll kemi vuajtur si komb nga vllavrasjet dhe gjakmarrjet.
Ndaj, të dashur qytetarë shqiptarë, ju bëj thirrje të vlerësojmë me përgjegjësi të lartë situatën e krijuar, si dhe të përfshihemi në proceset politike me maturi dhe ndjenjë patriotike, duke synuar bashkërisht shporrjen e politikanëve të korruptuar dhe të lidhur me krimin.
I bëj thirrje policisë së shtetit, të mos zbatojnë urdhëra të verbër që vijnë nga shërbëtorë të politikës, por me ndjenjë të lartë qytetare dhe me një profesionalizëm të menaxhojmë tensionet e krijuara.
Koha e Edi Ramës dhe e veglave të tij, si Pjerin Ndreu me shokë,që i shërbejnë krimit dhe bandave të narkotrafikut, do të marrë fund njëherë e përgjithmonët. Ftoj qytetarët lezhianë, të marrin pjesë masivisht në votime me datë 30 qershor, duke më votuar mua për kryetar të bashkisë Lezhë, në mënyrë plebishitare, si shpagim për Edi Ramën dhe sejmenin e tij Pjerin Ndreu.