Eduart Ndocaj: Një Shqipëri problematike, i shërben pasurimit dhe interesave të ngushta të lobistëve europianë të “stabilitetit”

Në kulmin e zhvillimeve politike në vend, ku palët janë ngulitur me qëndrime esktremisht të kundërta, njnë përgjegjësi të madhe për agravimin e situatës në kushtet aktuale ka dhe përfaqësia diplomatike e atashuar në Shqipëri, pasi në të shumtën e rasteve jaën treguar konfuzë, arbitrarë dhe “hileqarë” me qëndrimet e tyre, duke shpërfillur rolin dhe misionin që ata kanë.
Për këtë opinion të ndërtuar rreth përfaqësive diplomatike, na vjen në ndihmë qëndrimi i mbajtur asokohe nga Eduart Ndocaj, sot sekretar i Aleancës Demokristiane, i cili në vitin 2017 kandidoi me Partinë e Bashkimit Demokristian Shqiptar, duke depozituar pranë Kryetarit të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchard një raport me shkelje dhe parregullsi të ndodhuara në zgjedhjet e atij viti, nga ku doli mjaft e dëmtuar partia e z. Ndocaj, sepse përfaqësuesit e partisë-pushtet, përvecse kishin shantazhuar dhe blerë masivisht votuesit, ia arritën të manipulojnë dhe procesverbalet e votave në favor të tyre.
Opinioni publik, menjëherë u njoh me deklaratën e z. Ndocaj, i cili pas takimit me përfaqësuesit e prezencës së OSBE-së, vecanërisht me Bernd Borchard, i konsideroi këta si të shitur dhe matrapazë që vijnë në Shqipëri për t’u pasuruar dhe që realisht nuk japin asnjë kontribut në instalimin e demokracisë funksionale.
Ndocaj, e denoncoi publikisht në atë kohë Bernd Borchard-in, si të painteresuar për proceset demokratike në vend, por përkundrazi e akuzoi si palë me pushtetin dhe këtë akuzë, “kaubojsi” e mbështeti nga gjesti i të nënqeshurës që Borchard-i kishte bërë në momentin kur Ndocaj i dorëzoi raportin e shkeljeve të konstatuara në fushatën e vitit 2017 dhe madje ky “kaqol” që jeton mes luksit dhe jetës së shfrenuar, i është drejtuar me arrogancë Ndocajt duke i thënë se gjëra të tilla bëhen gjithnjë.
Ka ardhur koha që shqiptarët të orientohen me përgjegjësi të plotë në rrugëtimin e tyre drejt integrimit europian dhe instalimit të shtetit ligjor dhe demokratik, duke mos pritur “mrekulli” nga këta përfaqësues që me “lojërat” e tyre, duket sikur një skenar i tillë me një Shqipëri problematike, i shërben pasurimit të tyre dhe interesave të ngushta të lobistëve europianë të “stabilitetit”. /InfoPressAlbania/