LEZHË/ Kandidati Ndocaj me ekipin e tij vijon fushatën derë më derë: Prioriteti im, qytetari në vendimmarrjet dhe politikbërjet e bashkisë

Kandidati për kryetar të bashkisë Lezhë, Eduart Ndocaj, po sfidon të nxehtin afrikan që ka mbëthryer vendin, duke bërë një fushatë intesive, me takime të shumta, përmes së cilave ai po shpjegon alternativën e tij dhe nevojën e madhe që ka kjo bashki për të ndryshuar në mentalitetin dhe praktikat menaxhuese të saj.

Ndocaj, e ka konceptuar në mënyrë krejt origjinale fushatën e tij për zgjedhjet e 30 qershorit, duke marrë kontakte të drejtpërdrejta me banorët, apo dhe me grupet e interesit, praktikë kjo e cila i krijon mundësinë të shpalosë vizionin e tij, si dhe të njohë në mënyrë konkrete problematikat dhe hallet e shumta të qytetarëve.

Këto ditë, kandidati Ndocaj i shoqëruar dhe nga stafi i afërt i tij, organizuan takime me familjet e njohuara dhe me tradita të cmuara në kontekstin e vlerave civilizuese dhe historike të Lezhës, duke zhvilluar bashkëbisedime të sinqerta dhe të hapuara në kuadër të fushatës.
Përmes këtyre takimeve, Ndocaj siguroi mbështetjen e familjeve të mëdha dhe me reputacion të kësaj treve, duke marrë garancitë e duhuara se me 30 qershor Lezha dhe lezhianët do të votojnë djalin e tyre, si premisën dhe alternativën më të mirë për zhvillimin ekonomik të kësaj bashkie.

I entuziasmuar nga pritja që i është rezervuar, si dhe nga mbështetja e gjerë qytetare që po siguron nga takimet e tij të drejtpëdrejta, Ndocaj, nuk ka hezituar, që krahas falënderimit për këtë mbështetje që po i rezervojnë qytetarët lezhianë, të garantojë bashkëqytetarët dhe zgjedhësit e tij, se ai do të vijojë reformimin e thellë të praktikave të deritanishme në administrimin e bashkisë, duke i dhënë prioritet qytetarit në vendimmarrje si dhe në politikbërjet e bashkisë Lezhë.