LEZHË/ Kandidati Ndocaj vijon turin e tij të takimeve me biznesin e vogël dhe njësitë tregtare: Programi im ka politika lehtësuese dhe stimuluese për biznesin

Kandidati për kryetar të bashkisë lezhë, Eduart Ndocaj, ka vijuar ditën e sotme takimin e tij në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 30 qershorit, me biznesin e vogël dhe njësitë tregëtare, duke shpalosur programin dhe alternativën e tij, e cila ka një fokus të posacëm dhe për këtë kategori, duke siguruar politika lehtësuese fiskale, që do ta clironin këtë biznes nga tatimet e larta.

Ndocaj, në bashkëbisedimin e tij me tregëtarët, ka evidentuar gjendjen e rëndë në të cilën ndodhet biznesi i vogël në qytetin e Lezhës, i cili falë politikave taksuese të qeverisë, por dhe të bashkisë, gjendet në kushtet e falimentimit, ku pjesa më e madhe e tyre mezi sigurojnë të ardhura për familjet e tyre.

Tregëtarët, i kanë parashtruar kandidatit Ndocaj, kërkesën e tyre për rishikim të tarifave taksuese, si dhe për një sërë politikash të tjera nxitëse, pasi ata dita-ditës po falimentojnë dhe nuk po arrijnë të mbijetojnë nga shtrëngesat e shumta të tatimorëve që u vijnë në derë, duke i gjobitur shpeshherë për pamundësinë e tyre të detyrimeve tatimore.

Gjatë bashkëbisedimit, Ndocaj, ndër të tjera ka premtuar ndërtimin e frigoriferit për tregun ushqimor të qytetit, si dhe ka garantuar tregun bujqësor për një vëmendje të madhe, duke krijuar kushtet optimale të tregëtimit të produkteve të tyre. në këtë kontekst, kandidati Eduart Ndocaj, është ndalur specifikisht tek fermerët, duke u premtuar kultivuesve të serave kushtet e duhuara për ventilimin e ajrit që do të mundësonte një treg konkurures dhe fitimprurës.

Eduart Ndocaj, ka sigurar cdonjërin nga tregëtarët, se ai e njeh mirë këtë vështirësi të tyren dhe se brenda 3 mujorit të parë si kryebashkiak i Lezhës, do të implementojë nëj paketë të re fiskale, e cila do të sanksionojë lehtësira të prekshme dhe stimuluese për këtë biznes.

Në fund, Ndocaj u ka bërë apel tregëtarëve të votojnë me 30 qershor numrin 2, pikërisht kandidaturën e tij, pasi kështu do mund të sigurohej zbatimi i progarmit që ai ka për nxjerrjen e Lezhës nga problematikat e shumta të keqmenaxhimit, të cilat kanë krijuar një nivel të lartë varfërie dhe papunësir në këtë bashkë.