Pak orë para fillimit të procesit të votimit, Ndocaj apelon banorët e Manatisë: Mos më ndërroni me një jabanxhi hajdut dhe të pabesë

Përmes një komunikimi të sinqertë, dhe një apeli vëllazëror, kandidati për bashkinë e Lezhës, Eduart Ndocaj, pak orë para fillimit të procesit të votimit, iu është drejtuar në mënyrë specifike banorëve të fshatit Manati, (vendlindja dhe vendbanimi i tij), duke i ftuar ta mbështesin si djalin dhe vëllain e tyre në këtë garë, ku përballë ka në jabanxhi të padenjë, sic e quan ai rivalin e tij socialist.

Duke më votuar mua, shrehet Ndocaj, ju po votoni për fshatin tonë, prandaj ju ftoj të dilni masivish nesër në votime, mbyll mesazhin e tij kandidati Eduart Ndocaj.

TË DASHUR BASHKËFSHATARË TE MI MANATIAS!
NESËR JANË VOTIMET PËR BASHKINË E LEZHËS, KU UNË DJALI JUAJ, VËLLAI JUAJ, KUSHËRIRI JUAJ, NIPI JUAJ, MIKU JUAJ, JAM KANDIDAT PËR KRYETAR TË KËSAJ BASHKIE. MOS MË NDËRRONI ME NJË JABANXHI TË KEQ, HAJDUT DHE I PA BESË!
DILNI MASIVISHT E VOTONI PËR FSHATIN TONË!

Fotografia e Eduart Ndocaj

Fotografia e Eduart Ndocaj