Pak orë para mbylljes së fushatës, Eduart Ndocaj apelon demokratët lezhianë: Origjina dhe historia e familjes sime i ka rrënjët në të djathtën shqiptare dhe në vlerat e qëndresës për Liri dhe demokraci. Bashkërisht kundër “rilindjes” dhe përfaqësuesve të saj

Në përmbyllje të një fushatë të pazakontë, duke trokitur derë më derë, kandidati për kryetar të bashkisë Lezhë, Eduart Ndocaj, ka shfrytëzuar orët e mbetuara para ditës së shtunë që konsiderohet “heshtje zgjedhore”, të përcjellë një mesazh për të gjithë demokratët lezhianë, duke i ftuar të bëhen pjesë e votimeve më 30 qershor, ku me votën e tyre, japin një kontribur përcaktues në moslejimin e fitores së kandidatit socialist Pjerin Ndreu.
Në videon e shpërndarë në profilin e tij facebook, Ndocaj, ka nënvizuar presionin dhe shantazhin e madh që iu bëhetë të punësuarve dhe buxhetoëve në tërësi, duke u kërkuar votën për kandidatin e “rilindjes”, si dhe ka drejtuar gishtin për situatën e terrorit që po përjetojnë qytetarët lezhianë tek rivali i tij, të cilin gjithnjë e ka akuzuar si të lidhur me bandat dhe struktura kriminale që njihen në Lezhë.
30 qershorin, Ndocaj e ka konsideruar të rëndësishëm për vlerat e qytetarisë lezhiane, ndaj dhe u ka bërë thirrje demokratëve të votojnë kandidaturën e tij, si përfaqësuese të denjë të shtresës së tyre, dhe të idelave të tyre, pasi origjina dhe historia e familjes sime, shton Ndocaj në video-mesazhin e tij, i ka rrënjët në të djathtën shqiptare dhe në vlerat e qëndresës për Liri dhe demokraci.

Ndiqeni video-mesazhin e plotë:

VOTOTONI Nr2 EDUART NDOCAJ , Qytetarë të Lezhës dhe demokratë të nderuar! Duhet ta keni kuptuar tashmë, se po s' më votuat mua, fiton në tavolinë Pjerin Ndreu. Lista ka një kandidat të tërhequr nr.1 Salvator Kaçaj dhe pa mua quhet kundërshtar njelloj. Zgjohuni e votoni nr 2 në fletën e votimit që është emri im, Eduart Ndocaj, kundër kancerit Pjerin Ndreu të "rilindjes"!

Posted by Eduart Ndocaj on Friday, 28 June 2019