PUKË/ Dega e PD, thirrje qytetarëve dhe zgjedhësve pukjanë: Asnjë hap pas! 30 qershori është farsa e votimeve njëpartiake. “Bijtë e etërve” synojnë përçarjen dhe izolimin

Dega Pukë e Partisë Demokratike, përmes një mesazhi të shpërndarë në rrjetet sociale, u ka kërkuar qytetarëve pukjanë të mos bëhen pjesë e farsës së turpshme të votimeve të 30 qershorit, pasi kjo nuk është rruga e duhur e proceve integruese të vendit, për të cilat shqiptarët u investuan me sakrifica gjatë këtyre afro tre dekadave.

Në mesazhin e drejtuar zgjedhësve pukjanë, selia blu e Pukës ka nënvizuar shpërfytyrimin e”rilindjes” në një bishë që ndodhet në grahmat e fundit të saj, ku drejtues institucionesh, kandidatët pa rivalë, dhe gjithë struktura hierarkike e administratës vendore është përfshirë në paligjshmëri totale, duke ushtruar dhunë verbale dhe presion ndaj punonjësve dhe buxhetorëve në tërësi.

Për opozitën pukjane, këto janë veprime që vijnë nga tmerri i përballjes me popullin dhe i humbjes së pushtetit, ku shumë drejtues vendorë janë zhytur në klientelën e aferave të shumtave, duke mos iu shmangur në të ardhmen përballjes me organet e drejtësisë.

Në mesazh, theksohet me forcë vendosmëria e qytetarëve pukjanë, ashtu si në të gjithë Shqipërinë, për të mos lejuar me datë 30 qershor farsën e votimeve monopartiake, që e rikthen Shqipërinë 30 vite pas në kohë.

“Bijtë e etërve” nuk do mund të realizojnë skenarin e tyre të izolimit dhe të përcarjes, pasi përballë kanë opozitën së bashku me një popull të tërë”,-. përfundon mesazhi i degës Pukë të Partisë Demokratike.

Theksojmë, se dega Pukë e Partisë Demokratike, është mjaft aktive në denoncimin e fakteve që implikojnë zyrtarët vendorë në afera të ndryshme, si dhe me zgjedhjet e reja brenda struktuarve drejtuese të saj, ka fituar besimin e anëtarësisë dhe të opinionit publik në vlerat përfaqësuese dhe në opozitbërjen lokale. Këtë e dëshmon dhe pjesëmarrja e një nurmi të madh anëtarësh dhe qytetarësh pukjanë në 9-të protestat kombëtare të thirruara nga opozita shqiptare.

Ja mesazhi i Degës Pukë të Partisë Demokratike, adresuar qytetarëve dhe zgjedhësve pukjanë:

Rruga e vetme per tu ndare nje here e mire nga e keqja qe ka kapluar Puken e gjithe Shqiperine eshte mos pjesmarrja masive ne votimet qe Rilindja po mundohet te organizoje me 30 Qershor.
Presioni, dhuna verbale ndaj punonjesve te shtetit po vazhdon pa nderprerje nga gjithe kupola drejtuese e rrethit(nenprefekt, drejtor institucionesh…dhe natyrisht kandidatet pa kandidate te Rilindjes).
Nuk kane per te ja arritur synimit te tyre, pasi perballe kane opoziten se bashku me nje popull te tere qe nuk deshiron izolimin, peçarjen, dhunen.
30 qershori eshte krim elektoral.
Qendresa jone eshte pa kthim pas.

#AsnjeHapPas
#jo30qershor
#ShqiperiaSiEuropa