RAMA NË IKJEN E VONUAR, ÇNDEROI PS-në.

Nga Agron Prebibaj

Tashmë për Edi Ramën në ikje më të zhgenjyerit do mbeten vetë socialistët, se si ua mori partinë dhe çfarë skandalesh prodhoi në kurrizin e shqiptarve, duke e çuar PS-në nga pasuri kombëtare në një shkarravinë të tij. Kjo qeverisje është me njerëz të klonuar pa patur parasysh programin social, aty qëndrojnë të strukur Majko, Braçe etj të cilët nuk ngritën zërin, pasi përjashtoheshin, kështu që arritën në “suksesin” Rama përballë kolosëve të PS-së. Rama, mori në qafë partinë e vet, ndërsa shumicën të vendosur kundër tij po e po. Rama, ashtu siç erdhi me thonj të paprerë nga Parisi tashmë parakaloi Nastradinin shqiptar duke blerë PS-në me qëllim ogurzi për të marrë kontrollin e të gjitha instucioneve kushtetuese, krijesën e panikut, frikës e terrorit mbi qytetarët e vet. Ko ishte prishja më e madhe mes qytetarëve dhe kryeministrit në ikje, i cili pamëshirshmërisht burgosi me dhjetra mirëja qytetarë të pafajshëm, ose me gabime të vogla të cilët asnjëherë nuk kanë shkelur rregulla, por qëllimi ishte për tulatje të popullsë duke provuar veten “trim” si Erdogan – Putini, pra një qefli trimash pa mënduar mirë se ketu në Shpiperinë tonë edhe pse pa u vonuar përgjigjia të vjen, ajo u dha nga shumica për të pritur zhkarravinën e Ramës, atë të ikjes përballë qytetarëve por gjithnjë me hije për bëmat e tij. Ikja është e sigurtë, por zgjatimi i dorëheqjes është një shembje urash me miqtë tanë ndërkombëtarë. Rama, ik sot se nesër është vonë, me patjetër do të ikësh sot, nesër apo pasnesër, pasi je perëndori më i shembur i botës demokratike.