Shpërthen kandidati për bashkinë e Lezhës/ Eduart Ndocaj: Top-Channel, Klan dhe Ora News nuk meritojnë të konsiderohen kombëtare, sepse nuk pasqyrojnë realitetin dhe i shërbejnë manipulimit të opinionit publik

Kandidati për bashkinë e Lezhës Eduart Ndocaj, përmes një video, me një gjuhë të ashpër ka shprehur indinjatën e tij në lidhje me mospaqyrimin e fushatës së tij nga disa prej televizoneve kombëtare, sic janë: Top-Channel, Klan dhe Ora News.

Ndocaj nuk ka kyrsyer akuzat ndaj pronarëve dhe drejtueve të këtyre televizioneve, duke i konsideruar të njëanshëm dhe tejet të politezuar në pasqyrimet e tyre, pasi këta televizione i shërbejnë vetëm Erion Veliajt duke e pasqyruar në cdo moment të ditës dhe qeverisë Rama.

Ndocaj, përmes qëndrimit të tij, i ka akuzuar këto televizione si të blera nga paratë e krimit dhe të drogës, prandaj këto televizione nuk janë dhe nuk meritojnë të konsiderohen kombëtare, sepse nuk pasqyrojnë realitetin dhe i shërbejnë manipulimit të opinionit publik.

Në fund të videos së shpërndarë në profilin e tij facebook, Ndocaj u ka bërë apel zgjedhësve lezhianë q ëtë votojnë me datë 30 qershor, kandidaturën e tij, si përfaqësuese e interesave të të gjithë lezhianëve, pa dallime partiake, krahinore dhe fetare.

Për më shumë ndiqni vdeon e mëposhtme: