ZGJEDHJET E 30 QERSHORIT/ Eduart Ndocaj çel fushatën para mbështetësve të shumtë: Unë vij para jush për të kandiduar për ti dhënë fund keqmenaxhimit, si dhe për ti dhënë shpresë kësaj bashkie

Në një atmosferë tërësisht pozitive dhe entuziaste, kandidati për kryetar të bashkisë Lezhë, Eduart Ndocaj, ka celur sot fuashtën elektorale për zgjedhjet e 30 qershorit, duke krijuar një optimizëm të madh në radhët e mëbshtetësve të tij për një fitore të mundshme në këto zgjedhje, cka do të ishte dhe surpriza më e këndshme, e cila përvecse e shumëpritur për një pjesë të qytetarëve lezhianë, do të ishte dhe një mesazh i fuqishëm dhe tronditës ndaj partive të mëdha.
I konceptuar në formën e një spektakli të madh, me pjesëmarrjen e disa emrave të njohur të muzikës shqiptare, si: Anxhela Peristeri, vëllezërit Lleshi, etj, Eduart Ndocaj ia ka dalë më së miri që në sheshin e qytetit të Lezhës, të artikulojë bindshëm apelin dhe ftesën drejtuar zgjedhësve lezhianë për ta mbështetur në zgjedhjet e datës 30 qershor, jo vetëm si bashkëqytetarin e tyre, por dhe si alternativën më bindëse për zhvillimin ekonomik të kësaj bashkie, e cila, sic u shpreh ndocaj, është keqmenaxhuar prej afro tre dekadash nga tre partitë e mëdha.
Unë vij para jush për të kandiduar, me besimin në energjitë e mia dhe në vizonin tim, se Lezhës mundem t’i jap një menaxhim të mirë, duke sjellë investime me vlera kapitale të mëdha që do të ulnin papunësinë dhe do të rritnin ndjeshëm mirëqënien ekonomike,- do të shprehej Ndocaj para mbështetësve të shumtë që ishin pjesëmarrës në tubimin promovues të kandidaturës së tij.
Më pas, takimin e përshëndetën kryetari i Aleancës Demokristiane Zef Bushati dhe kryetari i Partisë Konservatore kujtim Gjuzi, të cilët ftuan elektoratin lezhian të votonin kandidaturën e djalit të tyre Eduart ndocaj, pasi ai është përfaqësuersi i denjë i vlerave të qytetarisë së kësaj treve, si dhe njeiru i duhur për të sjellë ndryshimin e madh dhe shpresën për një të ardhme më të mirëe në fuqizimin ekonomik të kësaj bashkie.
Ndiqni sekuenca nda takimi i celjes së fushatës së kandidatit Eduart Ndocaj:

Sot ne qytetin e Lezhes, ne sheshin "Gjergj Kastrioti"shpall kanditaturen per kryetar Bashkie z.Eduart Ndocaj, video e regjistruar nga A Marini.

Posted by Agostin Cin Marini on Sunday, 9 June 2019