Aksi Balldre-Torovicë, shpërthen “kaubojsi”: Rama, një diktatoruc frikacak, por dhe i rrezikshëm! Zgjohuni shqiptarë, pasi i marri ka marrë peng Shqipërinë

Zgjohuni shqiptarë nga gjumi, zjgohuni se morët fund nga një kryeministër i marrë! Me këtë apel të fuqishëm, u është drejtuar shqiptarëve, opozitari i “pandreqshëm”, Eduart Ndocaj, i cili përmes një postimi në profilin e tij, ka kërkuar nga qytetarët shqiptarë të ngrihen në lartësinë e vlerave europiane, ku përmes reagimit të hovshëm, të përmbysin këtë qeverisje, e cila gjithnjë e më shumë po e çon drejt greminës perpektivën e këtij vendi.

Në reagimin e tij të ashpër, Ndocaj, ka konstatuar se qeveria nuk po fokusohet tek problematikat më esenciale të vendit, por është zhytur në moçalishten e aferave të shumta korruptive, si dhe po e izolon Shqipërinë nga hapësira europiane, duke rrezikuar seriozisht rikthimin e regjimit të vizave.

Reagimi i “kaubojsit” ka ardhur pas publikimit nga kryeministri në profilin e tij të punimeve në aksin Balldre-Torovicë, një nga debatet më të mëdha të ditëve të fundit, pasi ky investim konçensionar mbart hije të forta mbi një aferë të madhe korruptive në të cilën është përfshirë qeveria shqiptare për interesa klienteliste./InfoPressAlbania/

Ja postimi i plotë i Ndocajt:

RRUGA E PARË NË BOTË SAKAT NJËLLOJ SI PROJEKTUESI RAMA. I MUNGOJNË 2 METRA ASFALT DHE KY THOTË: RRUGA MBAROI.
Sapo lexova te faqja e faqeziut tonë Edvin Kristaq Rama, për rrugën e Torovicës. Ky s’ka kurajo të merret me punët e veta, po reklamon rrugët dhe ato sakat. Ky s’merret me diplomacinë se po na bllokojnë vizat, po merret me një rrip pantallonash asfalt, që ka shtuar në Torovic. Ky palokryeministër s’merret me nxjerrë Shqipërinë nga kriza ekonomike që e ka mbuluar, por inauguron kryqëzimin e Milotit. Ky faqezi s’merret me sigurinë kombëtare, ku ka dal jashtë kontrollit siguria në vend, pa Gjykatë të Lartë, pa Gjykatë Kushtetuese, pa Prokurori, pa siguri për qytetarët, po ky merret me gjykatën e Durrësit, të cilën e kërcënon për një mandat të jashtëligjshëm. Mjerë ky vend në dorë të kujt ka rënë! Arrogantë, injorantë në çdo fushë, një kryeministër hajdut dhe i pangopur, frikacak por i rrezikshëm, diktatoruc i bazuar në LGBTI, tradhtar pa asnjë punë dhe vepër në dobi të kombit. Kur do të merrni vesh ju bashkëpunëtoret e tij në gjithë këto krime, them bashkëpunëtorë se e votuat, them bashkëpunëtorë se i serviloseni, them bashkëpunëtorë, se e adhuroni, duke harruar se po adhuroni të zezën tuaj! Ju po adhuroni një psikopat, po adhuroni një tradhtar, po adhuroni një trafikant. Zgjohuni shqiptarë nga gjumi zgjohuni, se morët fund nga ky i marrë!

Fotografia e Eduart Ndocaj