Kontestoi numërimin e KQZ, Ndocaj sfidon ish-rivalin e tij: Pjerin Ndreu po të ketë kurajo të hapë kutitë e tjera. Votat e manipuluara janë të gjitha me shënim sipër

Eduart Ndocaj ka vazhduar dhe sot publikimin e pretendimeve të tij për manipulim të votave nga ana e Pjerin Ndreut dhe stafit elektoral, duke tjetërsuar ekstremisht rezultatet e kutive të votimeve.

Në një postim në profilin facebook, “kaubojsi’, i cili është zotuar para mbështetësve të tij, se Pjerin Ndreu nuk do e gëzojë mandatin, pasi do përfundojë në burg, ka vijuar në mënyrë intesive publikimin e pretendimeve, duke qenë i bindur në manipulimin e votave që i është bërë më 30 qershor.

Ndocaj, e ka sfiduar Ndreun me hapjen e kutive të tjera të votimeve, duke e siguruar këtë të fundit, se në kutitë e pahapuara do të gjenden fletë votimi në sasi të mëdha më shënime, cka nënkupton tjetërsimin masiv që iu është bërë votave në qendrat e votimeve të Lezhës.

Ja cfarë shkruan ndocaj në postimin e tij:

NE I KËRKUAM KQZ-së, NUMËRIMIN EDHE TË KËTYRE KUTIVE, KU HAJDUTI I CERTIFIKUAR TASHMË NGA GAZETA “BILD” DHE BANDITI NDREU ISHTE KAQ I BABËZITUR, SA NË 62 QENDRA VOTIMI BOSHATISI VOTAT E RIVALIT TË TIJ EDUART NDOCAJ DHE NË 21 QENDRA VOTIMI LA 0 VOTA, NË 20 QENDRA VOTIMI NGA 1 VOTË DHE NË 22 QENDRA VOTIMI LA NGA 2 VOTA, FIKS SIC ISHTE DHE NR.2 I Z.NDOCAJ NË FLETËN E VOTIMIT.
KY HAJDUT, PO TË KETË KURAJO TË HAPË KËTO KUTI DHE DO I DALIN VOTAT E NDËRRUARA TË GJITHA ME NJË SHKRIM MBI FLETËN E VOTIMIT . Shiko kartelat..

Fotografia e Eduart Ndocaj
Fotografia e Eduart Ndocaj
Fotografia e Eduart Ndocaj