VITALIZIMI DEMOKRISTIAN NË UDHËKRYQIN SHQIPËTAR (Lideri Ndoka në krye të opozitës)

Nga, Agron Prebibaj:

Demokristianët shqiptarë që nga qëndra e deri në bazë kanë qënë të vendosur, të maturuar në përgjegjesinë e tyre për krizen politike e shoqërore në të cilën po kalon vëndi.
Përballë plagosjes së demokracisë e institucioneve të shtetit e ardhur kjo nga kryeministri Rama nuk kishte përse të rrihej duarlidhur e pa përgjigje të fortë opozitare deri në bashkimin qytetar me shikim nga Europa.
Lideri Ndoka i vendosur fort në krye të opozitës i mbështetur nga një shumicë për veprimet e pjekura, të matura e të forta si garanci e petkut demokristianë shqipetarë.
Vërtetë demokristianët në historinë e tyre kanë qënë mjaft të rropatur, genocidi i nisur që pas viteve “40-të me qëllimin me antikombëtar e antinjerëzor ndaj identitetit kombëtar opo shtyllës kurrizore-siç thotë Kadare.
Mirëpo demokristianët edhe pas pluralizmit shqiptar në vend që të shikoheshin si delja e bardhë e ura lidhëse e Shqipërisë me Europen, në të gjitha momentet u trajtuan si delja e zezë. Megjithëse në këto vite u përballëm me frymën anti-demokistiane nga segmente e inivid të pushtetshëm, gjithnjë vota jonë e grabitur, duke pranuar kosto politike e për të mbetur të pamëkatur në çdo moment e bardha e politikës shqiptare.
Partia Demokristiane e drejtuar nga politikani kombëtar z. Nard Ndoka po ndjek dhe po jep përgjigje anti-shtetarit Rama, duke ofruar edhe zgjidhjen.
Ndonëse sot ka ardhur koha të kalojmë barrierat e kaluara, por zgjimi e orientimi duhet të jenë drejt nga e djathta, ajo që themeloi e bashkoi Europën, nga ne me të djathtën që sollëm demokracinë. Secili në folenë e vet! ap