LEZHË/ “Luftë e fohtë” mes dy ish-rivalëve për bashkinë. Ndreu mesazhe të kodifikuara, Ndocaj i kërkon Prokurorisë të zbardhë mesazhet shantazhuese që po u bëhen qytetarëve

Eduart Ndocaj ka bërë publike sot, përmes profilit të tij facebook, një rast, ndaj të cilit kërkohet vëmendje e madhe e institucioneve ligjzbatuese në vend, duke denoncuar sipas tij, valën në rritje të presioneve dhe të shantazhimeve ndaj qytetarëve lezhianë nga një bandë, e lidhur kryesisht me votimet 30 qershorit dhe që synon mbajtjen nën kontroll të reagimit qytetar.

Këtë denoncim, Ndocaj e ka bërë bazuar në ngjarjen ndaj shtetasit Tonin Kolthi, ndaj të cilit është ushtruar presion i madh dhe madje i është sulmuar banesa, nga grupe kryesisht militantësh të kandidatit Ndreu, i cili pavarësisht se këto ditë pret të fillojë mandatin e tij si kryebashkiak i Lezhës, ka ngjallur një pakënaqësi të madhe në këtë qytet që lidhet me performanëcn e tij si ish-drejtor policie në qarkun e Lezhës dhe që kaubojsi e akuzon për një sërë veprash me sfond kriminal.

Ja denoncimi i plotë i Eduart Ndocajt:

Me ardhjen e bandës së Pjerin Ndreut në krye të bashkisë Lezhë, fillojnë kërcënimet ndaj qytetarëve, të bëra publike në profilin e tij facebook. Kryebanditi Ndreu, në komunikimet e tij përmes rrjeteve sociale, flet për varre e vdekje dhe demokratët që e bllokuan në Spitën, poston mesazhe të kodifikuara dhe ky postim duket sikur adrsohet për spitanakët, të cilët nuk e mirëpritën “rilindasin” në fshatin e tyre; ky mesazh, duket sikur shkon për z, Tonin Kolthi, nje antiriliandas dhe një qytetar që e kuptoi se cfarë e zeze mund ti vinte Lezhës me kandidaturën e Ndreut. Prokuroria të hetojë deri tek dërguesit që mund të jenë po ato që dhunuan lezhjanët më 30 qeshor 2019, e kërcënuan në mënyra të ndryshme me deri me bukën e fëmijëve, me asistencat sociale, etj. Janë po ata, që dhunuan lezhjanet me 25 qeshor 2017, mund të jetë po ai, që kërcënoi dibranët me jetë dhe me vende pune në zgjedhjet e 2015-s . Pra, prokuroria se ka të vështirë po deshi ta zbardhë cështjen e z, Kolthi.

Fotografia e Eduart Ndocaj