Memoriali në Tiranë kushtuar viktimave të “grushtit të shtetit” në Turqi, reagon Eduart Ndocaj: Vepër e shqipfolësve filoturq Rama-Veliaj. Ashtu, sikurse në Lezhë, duhet të hiqet menjëherë!

Në Tiranë, me rastin e 3 vjetorit të grushtit të dështuar të Shtetit në Turqi, në 15 korrik të vitit 2016, është ngritur një Memorial kushtuar viktimave të asaj ngjarjeje.

Ky fakt u zbulua vetëm sot nga mediat shqiptare, ndonëse aktiviteti në të cilin ka marrë pjesë nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku është zhvilluar pikërisht më 15 korrik.

Aktiviteti i cili ka nisur me një marshim nga qendra e Tiranës, ka përfunduar në një nga zonat e Parkut të Liqenit, ku sipas një postimi në Facebook, ambasada turke në Tiranë, bën të ditur se ‘me pjesëmarrjen e vëllezërve dhe motrave shqiptare, me sukses dhe me krenari inauguruam  ‘Rrugën e Dëshmorëve të 15 Korrikut’ dhe ‘Parkun e Demokracisë së 15 Korrikut’.

Aktiviteti duket se është organizuar nga ambasada turke, ndërkohë që mbetet i paqartë roli i Bashkisë së Tiranës. Në faqen e saj zyrtare, nuk ka asnjë njoftim, qoftë dhe për pjesëmarrjen e nënkryetarit Mazniku.

Por nuk ka vonuar shumë dhe ka reaguar menjëherë Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Demokristiane, Eduart Ndocaj, i cili përmes një apeli drejtuar shqiptarëve kërkon heqjen e kësaj pllakate, pasi është fyrje e rëndë për historinë dhe identitetitn tonë kombëtar. Shembullin duhet ta marrin tek lezhianët, pasi pak vite më parë, ata nuk lejuan vendosjen e pllakatës së “Sulejmanit të Madhërishëm” në hyrje të kalasë së Lezhës, por e hoqën pikërisht si qëndresë e ruajtjes së vlerave të identitetit kombëtar.

Ja apeli i Ndocaj me këtë rast:

JU BËJ THIRRJE TË GJITHË SHQIPTARËVE PA DALLIM FEJE DHE KRAHINE SE KA ARDHUR KOHA PËR TË MBROJTUR KOMBIN EDHE NJEHERË, SI DIKUR MOTIT, NGA I NJËJTI PUSHTUES QË NA MBAJTI TË SHTYPUR PËR 500 VITE! TË DASHUR MIRDITORË, PUKJANË, SHKODRANË, MALËSORË, ZADRIMORË, TROPOJANË, KUKSIANË, DIBRANË, KURBINAS, HASIANË, BURRELAS, TIRANAS, KORQARËT , VLONJATËT , FIRAKËT ! PROVOJENI TA THYENI ATË PLLAKATË TURPI, NJËLLOJ SI PLLAKA E SULLTANIT LESHIT QË E THYEN LEZHIANËT ! JEMI NË LUFTË KUNDËR TURKUT DHE HAMZAVE TANË, SI RAMA, VELIA, THAQI, TARE E SHUMË TË TJERË. SHPATA GJERGJ KASTRIOTIT SHPEJT DO BJERI MBI TA. RROFTË KOMBI SHQIPTAR, POSHTË SHQIPFOLËSIT TURQ E TRADHTARËT!