Nuk ka ZGJEDHJE te reja pa Reformen Zgjedhore.

Nga Zef Bushati

Ndryshimi i Ligjit Zgjedhor nuk varet nga PS e PD por nga votat e deputetëve të OPOZITËS PARLAMENTARE. 45 deputetët opozitarë kanë firmosur një dokument, të cilin e kanë paraqitur në Kryesinë e Parlamentit, ku kërkojnë urgjentisht të fillojë ndryshimi i Ligjit Zgjedhor, në të kundërt deputetët e OPOZITËS PARLAMENTARE nuk votojnë Ligjet që kërkojnë votat e shumicës parlamentare. Këtë dokument e kanë mbështetur rreth 20 Parti Parlamentare e jo parlamentare. Përballë këtij dokumenti qëndron indiferenca e deputetëve të maxhorancës socialiste dhe mashtrimet e pambështetura ligjore se PS e PD do ulen për kompromisin e ndryshimit të Ligjit Zgjedhor. Ndryshimi realizohet vetëm me votat e deputeteve. PD nuk është parti parlamentare, nuk voton dot në Parlament për ndryshimin. PD të mësohet të respektoj ligjin, ti shikoje problemet drejtë dhe te heq dore nga mashtrimet. Reforma Zgjedhore, është Reforma e Reformave. Pa Reformën Zgjedhore proceset reformuese në Shqiperi nuk do kenë asnjë rezultat. Pa Reformen Zgjedhore nuk mund të pastrohet klasa politike nga politikanët e korruptuar dhe të inkrimikuar. Pa Reformen Zgjedhore nuk mund të pastrohet Parlamenti nga kriminelët, nga të korruptuarit, nga ata që e kanë kthyer në monopol Parlamentin, nga ata që kanë 29 vite Deputet në Parlament, nga ata mediokrit e injorantët që na e shpifin sa herë i dëgjojmë të diskutojnë në sallën e Parlamentit. Shqipëria është Republikë Parlamentare dhe drejtohet nga deputetët e Parlamentit. Kuptojeni këtë dhe binduni se sa i rëndësishëm është Ligji Zgjedhor. Fatkeqesisht shteti yne ende vazhdon te drejtohet nga mentalitetet komuniste, nga Kryetari i Partise (nga Sekretari i pare i Partise Komuniste ) Po kush nuk është i interesuar për këtë Reforme Zgjedhore ? Është e thjeshtë për ta kuptuar, janë ata që humbasin nga Reforma Zgjedhore, janë PS e PD, që kanë 29 vite në pushtet, ata që e ndajnë pushtetin me parimin e lavjerresit, një herë PS e njëherë PD.