BIZNESMENI PERPARIM MARVATAJ, REFERENCË PËR RININË SHQIPTARE

Nga Agron PREBIBAJ

Jam njohur në Bar Paulo (pranë Univesitetit Bujqësor) me bashkëkrahinasin tim Perparim Marvataj, aty mësova se Ai ishte i zoti i lokalit dhe se punonte familjarisht, një bar i qetë i cili frekuntohej kryesisht nga familjarët.
Tek po më ngacmonte shërbimi me familjar e kryesisht me zonja, e kam thirrur në tavolinë për të biseduar e për tu njohur më shumë pasi mësova se Perparimi tashmë më shumë se xhentilmen, vërtetë artist me klientat duke krijuar mundësinë e shërbimit tamam si famljar.

Djaloshi por burrë i Nikajve në moshën 36 vjeçare e kishte filluar biznesin para 12 vitesh, ku më parë pas një viti Akademi Ushtarke punon si ushtarak, por megjithë respektin që kishte për ushtarakun paga e tij e pamjaftueshme për familjen, e detyron të vendos në mirëkuptim me repartin për ta lënë punën pasi tashmë shënjester e tij ishte bërë biznesi.
Pinjolli i një familje të shkëlqyer Nikaj-Merturese nga Gjonpepaj (djepi i arsimimit në Malsinë e Gjakovës) me baba Lekë Marashi e gjysh Marash Uka me patjeter se e kanë udhëhequr shpirtërisht për qetësi e maturi në punë, ky bekimi që pasohet nga familja e nderuar ndër breza.

Pyetja ime ishte: Sa i kënaqur je me punën në këto 12 vite, ai më është përgjigjur: Tashmë jam i kënaqur pasi fillimisht e kam hapur me sakrifica, jam i kënaqur se kam krijuar stabilitet të cilin e shikoj tek klientat e mi me të cilët tashmë jemi faamiljarizuar duke u dëgjuar si në shtëpinë e vet.
E solla këtë referencë kryesisht për të rinjtë shqiptar të cilët me turravrapin të pa maturuar e shikojnë si zgjidhje të vetme largimin nga Shqipëria sikur këtu ka sosur çdo gjë.

Është e vërtetë se rininë na e “mori lumi” që pas viteve “90-të por ata të viteve të para janë heronjtë e vërtetë me gomone e maleve, sikurse janë arkitektët e ndërtuesit më të denjë shqiptar në shërbim të familjeve të veta.

Fillimi ishte eksod pas sistemit komunist, por më vonë Shqipëria edhe përse e vonuar në reforma e programe socile ka patur hapsira të bollshme për të rinjtë për të punuar pranë familjeve të tyre, ndërsa i presin drutë shkurt, sot por qindra qajnë familjarët të cilët kanë pushtuar burgjet e Europës e vendi mbetet i lënguar pa rini.

E solla si referencë Perparim Marvataj për të shërbyer si shërbesë në frymëzimin e rinisë shqiptare e cila duhet të ulë turravrapin e keq shqiptar i cili po kthehet në ankth për familjen shqiptare.
Shqipëria sot nuk është mirë, por largimi i rinisë e plagos atë, madje jep mundësi për më keq kur nuk përballemi me punën e realitetin shqiptar.