LEZHË/ Largimi nga puna i 200 punonjësve të bashkisë, reagon Eduart Ndocaj: Ndreu një monster dhe katil që s’njeh asnjë kod moral dhe vlerë humane

Largimi i mbi 200 punonjësve nga puna ditën e djeshme në bashkinë Lezhë nga kryetari Pjerin Ndreu, ka ngjallur një sërë reagimesh të shumta, të cilat njëzëri e pranojnë se janë largime politike, por nga ana tjetër të pastudiuara mirë, pasi Lezha ka nevojë për shqërbimet ndaj qytetarëve dhe një kaos i tillë në administratë dhe në sektorët e ndryshëm të saj sjellë pasoja në mbarëvajtjen e miradminsitrimit të problematikave dhe të shërbimeve.

Edhe ish rivali i tij më 30 qershor, Eduart Ndocaj nuk ka kursyer aspak kritikat ndaj një veprimi të tillë, ku përmes një gjuhe të ashpër e ka cilësuar “monstër” kreun e bashkisë Pjerin Ndreu, për të cilin ai, apelon Prokurorinë shqiptare ta marrë si të akuzuar për dosjen 184′, në të cilën ai shfaqet si një arrogant duke shantazhuar votues dhe qytetarë të ndryshëm në këmbim të votës, për zgjedhjet e pjesshme që u zhvilluan në Dibër, në shtatorin e vitit 2016.

Ja reagimi i Ndocajt:

Babëzia e këti mostre ska kufi dhe ska shpirte njerzorë.Do vijë dita që ky njeri do ju marri dhe shpirtin, do më kujtoni për gabimin që ju të djathtit sme votuat masivisht, po zgjodhet pa dashur trathtin lulit me brekë të kuqe që doli në plazh diten e votimit dhe ja dhuruat mafies bashkinë e lezhës.
Luli shiti PD sorosit dhe 61 bashki mafies komuniste të Edvin Ramës.

Fotografia e Eduart Ndocaj