MASHT paguan rreth 4 mijë euro për 7 muaj për veturën e ministrit Bytyqi (Dokument)

Ministra e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, (MASHT), për shtatë muaj ka paguar rreth 4 mijë euro veturën të cilën e ka marr me qira nga kompania “Mercom Company SHPK” Përfaqësues i autorizuar  i Peugeot për Kosovë.

Vetura për të cilën MASHT paguan 497 euro në muajt është Peugeot 508, kjo veturë është marrë me qira nga MASHT për ta përdorur Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi.

“Front Online” ka provuar të marrë një përgjigje nga kompania në fjalë por ata nuk kanë pranuar të japin detaje.

Përgjegjësi i kësaj kompanie i pyetur se nga cili muaj e kanë dhënë me qira veturën tha se “ Nuk mundem me i jep këto informata me vjen keq, e kemi të ndaluar me vjen keq, nuk mundem me të jep asnjë informatë” tha ai.

Në raportin e shpenzimeve të Ministrisë së Arsimit të cilin e ka siguruar “Front Online” shkruan se në muajt nga buxheti i shtetit i  janë dhënë 497 euro kësaj kompanie ndërsa vlera totale për shtat muaj është 3479 mijë euro.

“Front Online” ka nisur serinë e shkrimeve për shpenzimet  e MASHT , gjatë ditëve në vijim do t’i bënë publike edhe shpenzime tjera të kësaj ministrie dhe ministrive tjera për shpenzimet që kanë bërë për gjashtë mujorin e fundit.